Policia: Policëve nuk ua ndalojmë kalimin për Serbi, por sugjerojmë që nuk është e sigurt që të shkojnë atje

Aktuale

Policia: Policëve nuk ua ndalojmë kalimin për Serbi, por sugjerojmë që nuk është e sigurt që të shkojnë atje

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 11:55
Ilustrim

Policia e Kosovës sqaron një shkrim publikuar sot në media se Policia ua ndalon pjesëtarëve të saj kalimin nëpër Serbi.

Policia e Kosovës sqaron si në vijim:

“Policia e Kosovës respekton të drejtën e secilit për të lëvizur lirshëm, megjithatë referuar zhvillimeve të fundit me rastin e arrestimit të drejtorit rajonal të Mitrovicës-Jugu, nënkolonel Nehat Thaqi në Serbi, Policia e Kosovës ka për obligim t’i informojë dhe t’i sugjerojë punonjësit e vet se shkuarja dhe lëvizjet nëpër Serbi rezultojnë të jenë jo të sigurta dhe me pasoja të paparashikueshme për punonjësit tanë”, thuhet në sqarim.

Prandaj, sipas Policisë nuk kanë të  bëjnë me ndonjë ndalim siç është shkruar apo raportuar nëpër disa media, por PK-ja ka për obligim që zyrtarët e vet t’i sugjerojë dhe t’i mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në vazhdimësi.

Veprime aktive janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për sqarimin e këtij arrestimi përderisa çështja  ka kaluar në trajtim të një niveli tjetër më të lartë shtetëror dhe është e domosdoshme që raste të tilla të mos përsëriten./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat