Telekomi i Serbisë zyrtarizohet në Kosovë

Aktuale

Telekomi i Serbisë zyrtarizohet në Kosovë

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 09:40
ilustrim

Operatori serb i telefonisë mobile “MTS” është regjistruar si biznes në Kosovë, me adresë në “Lagjen e Boshnjakëve”, në veri të Mitrovicës. Në ATK konfirmojnë se ky biznes është aktiv dhe deklarues i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)

Operatori i telefonisë mobile serbe “MTS” ka gati 1 vit që është zyrtarizuar në Republikën e Kosovës.

Ky operator shtetëror është i regjistruar si biznes në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), pronar i të cilit figuron “Telekom Srbija AD Beograd”.

Sipas certifikatës së biznesit, të cilën e posedon “Zëri”, pikërisht para një viti (12 tetor 2015) është konstituar Telekomi i Serbisë në Kosovë, përderisa përfaqësues i kësaj kompanie figuron të jetë Ilija Ivanoviq.

Adresa e këtij biznesi është në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës dhe se kapitali fillestar është 25 mijë euro.

Operimi i “MTS”-së në Kosovë është produkt i marrëveshjes mes palës serbe dhe asaj kosovare gjatë negociatave që po mbahen në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat