Gjykata i hap rrugën kompanisë austriake për t'i marrë 5 milionët e pasaportave

Aktuale

Gjykata i hap rrugën kompanisë austriake për t'i marrë 5 milionët e pasaportave

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 17:36
Ilustrim

Padia e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila e kontestonte juridiksionin e Gjykatës së Arbitrazhit në rastin e pasaportave, është refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Padia e avokatëve që përfaqësuan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës në Arbitrazhin e Parisit kundër kompanisë austriake OeSD, e që kontestonte juridiksionin e Arbitrazhit, është refuzuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Me këtë hap, kompania austriake nuk ka më asnjë pengesë ligjore për të kërkuar njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, që taksapaguesve të Kosovës do t’u kushtojë më shumë se 5 milionë euro.

Pasi MPB në mënyrë të njëanshme kishte shkëputur kontratën për prodhimin e pasaportave biometrike me kompaninë austriake OeSD, kjo e fundit i ishte drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat