Lumezi nuk përgjigjet rreth kritikave për Prokurorinë

Aktuale

Lumezi nuk përgjigjet rreth kritikave për Prokurorinë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:52
Aleksandër Lumezi

Minstrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, bashkë me Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Nehat Idrizi, kryeprokurorët e Prokurorive Themelore dhe kryetarët e Gjykatave Themelore kanë vizituar Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së sekuestruar ose konfiskuar.

Minstrja Hoxha ka theksuar nevojën që veturat dhe pasuritë e tjera që janë në këtë depo te shiten dhe që kjo gjë të bëhet me leje të organeve kompetente, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, kryeshefi i kësaj agjencie, Rrahim Rama ka kritikuar prokurorët e gjyqtarët se nuk po i aprovojnë kërkesat për shitje, ani pse sipas tij i kanë bërë mbi 200 te tilla.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ka thënë se nuk ka kërkesë që ka bërë Prokuroria që i ka plotësuar kushtet ligjore e që nuk është aprovuar.

Ndërsa Kryeprokurori i shtetit vetëm është larguar nga depoja ku po zhvillohej vizita duke mos u përgjigjur ndaj kritikave për Prokurorinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat