Kurti: Pezullimi i bisedimeve me Serbinë, më e pakta që mund të përfshihet në rezolutë

Aktuale

Kurti: Pezullimi i bisedimeve me Serbinë, më e pakta që mund të përfshihet në rezolutë

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 12:26
Albin Kurti

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për lirimin e drejtorit të Policisë për rajonin Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Ai ka thënë se në rezolutën e Vetëvendosjes thuhet se Kuvendi kërkon lirimin e menjëhershëm të nënkolonelit Thaçi dhe kërkon që të ndërpriten bisedimet me Serbinë deri në lirimin e Thaçit dhe zhvlerësimin e gjitha aktakuzave të ngritura nga Serbia për ushtarët e UÇK-së.

Ai tha se në seancën e sotme në epiqendër të jetë vetëm drejtori i Policisë dhe të paraqesim kërkesa serioze.

“Gjithçka më pak se këto dy kërkesa nënkupton asgjë. Më pak se kaq është e papranueshme”, tha Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat