Strasburgu refuzon delegacionin serb, ai nga Kosova pranohet

Aktuale

Strasburgu refuzon delegacionin serb, ai nga Kosova pranohet

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 15:10
Strasburg

Nga janari i vitit 2017, Kosova do të jete pjesë në seancat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me një delegacion të përbërë nga tre anëtarë nga pozita dhe opozita.

Vendimi u ratifikua me shumicë votash sot gjatë sesionit të asamblesë parlamentare të KiE bën të ditur, Presheva Jonë” nga Strasburg, Nga Kosova po marrin pjesë Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.

Sipas këtij vendimi Kuvendi i Kosovës tash e tutje edhe zyrtarisht bëhet pjesëmarrës në mbledhjet e Komitetit për Demokraci. Kjo u arrit falë ndihmës së delegacionit shqiptar të kryesuar nga Valentina Leskaj, dhe disa shteteve të tjera, të cilëve iu desh të punonin kundër lobimit të serbëve për ta penguar pjesëmarrjen e Kosovës. Kur është fjala për serbet, ne vend që të koncentrohen ne  lobimin për vete, ata jo që humben  betejën për Kosovën, por edhe për veten sepse AP e KE-së sot ka refuzuar Serbinë.

Me konkretisht Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg sot refuzoi të vërtetojë mandatin e ri të delegacionit të Parlamentit të Serbisë, me arsyetimin se ajo nuk reflekton përbërjen e Parlamentit, e cila u formua pas zgjedhjeve parlamentare. Përfaqësuesit e Grupit Socialist në PACE kundërshtuan, ndërsa delegacioni i Kuvendit të Serbisë nuk ka përfaqësues të Partisë Demokratike, siç u njoftua, ai u mësoi dërguari britanik Alan Mil.

Sipas paralajmërimeve, Komiteti i Rregullores së APKE do të vendosë për mandatet sfiduese delegacionit serb në takimin e planifikuar për të enjten, 13 pasdite tetor u tha në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat