Kajtazi: Nehat Thaqin po e marrin në pyetje specialistët e BIA-së nga sektori për rekrutim të agjentëve

Aktuale

Kajtazi: Nehat Thaqin po e marrin në pyetje specialistët e BIA-së nga sektori për rekrutim të agjentëve

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 11 tetor 2016 Në ora: 11:49
Nehat Thaçi

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe inteligjencës Fadil Kajtazi, e quan dezertim hyrjen e drejtorit të Policisë rajonale të Komunës së Mitrovicës Jugore Nehat Thaçi, në Serbi.

Në këtë mënyrë, sipas Kajtazit, ky është një kombinim klasik agjenturor pasi, komandantë të shumtë hyn e dalin në Serbi dhe kush nuk e merr vesh, por shërbimeve sekrete serbe përshtypje ju ka bërë drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

“Dezertimi i kolonel Nehat Thaçit. Si ta kuptoj një qytetar i rëndomtë i Republikës së Kosovës, hyrjen në territorin e një shteti armik të një koloneli të Policisë së Kosovës. Për mendjen e shëndosh kjo nuk ka së si kuptohet ndryshe pos si një dezertim. Por rrethanat e cekura më lart mbi mënyrën e regrutimit të policisë këtë akt e zhvendosin në një plan tjetër. Ky është një kombinim klasik agjenturor; komandantë të shumtë hyn e dalin në Serbi dhe kush nuk e merr vesh, por shërbimeve sekrete serbe përshtypje ju ka bërë drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, dhe nga prokurorët për krime lufte, ai merret në pyetje formalisht, ose sa për t’u frikësuar. Pyetjet e vërteta atij janë duke ja bërë specialistët e BIA-së nga sektori për rekrutim të agjentëve”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij.

Më tej, ai ka theksuar se pozita e drejtorit dhe e kaluara do të jenë sfida të kolonel Nehat Thaqit gjatë seancave me specialistët e BIA.

“Sa do t’i rezistoi koloneli presionit vështirë të dihet, por një gjë është e sigurt se ai nuk do të ishte ndalur nëse BIA nuk do të kishte për të diçka më shumë se “krimet e luftës”. Ky skandal, së bashku me dezertimin e Osman Musës dhe me vjedhjen e dhomës së dëshmive, tronditin thellë themelet e Policisë së Kosovës. Deri sa këto nuk ndriçohen plotësisht, në këtë institucion do të ketë probleme serioze”, ka theksuar Kajtazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat