Vetëvendosje kërkon Komision hetimor për RTK

Aktuale

Vetëvendosje kërkon Komision hetimor për RTK

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 11:20
RTK

Albulena Haxhiu nga lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kjo lëvizje ka kërkuar krijimin e një Komisioni hetimor për Radio Televizionin e Kosovës, por një kërkesë e tillë sipas saj nuk është mbështetur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas saj, kjo dëshmon edhe vartësinë e RTK-së nga këto dy parti në pushtet.

Haxhiu tha se Aleanca për Ardhmërinë  e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pro formimit të këtij Komisioni.

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami dhe ai i AAK-së, Pal Lekaj thanë se mbështesin formimin e këtij komisioni të iniciuar nga lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, kryetari i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se nuk është rast urgjent formimi i këtij komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat