Vuçiq nis konsultimet para vendimit për Trepçën, bisedon me ministrin e Mbrojtjes dhe Policisë

Aktuale

Vuçiq nis konsultimet para vendimit për Trepçën, bisedon me ministrin e Mbrojtjes dhe Policisë

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 16:38
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se do të nis një varg konsultimesh në prag të vendimet përfundimtar lidhur me veprimin e Serbisë në rastin e Trepçës dhe Marrëveshjes për Telekomunikacionin me Kosovën.

Mbledhja e qeverisë, e planifikuar për nesër, kryeministri serb e ka shtyrë për të martën, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për konsultime.

Vuçiq sot ka mbajtur konsultime me ministrat përgjegjës dhe shërbimet me rastin e problemeve të reja sa i përket Marrëveshjes për Telekomunikacionin me Kosovën dhe ligjin e ri për Kombinatin Trepça.

“Blic” thekson, duke u thirrur në burime jozyrtare, se kryeministri serb ka pasur konsulta me ministrin e Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, atë të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, të Punës, Aleksandar Vulin, si dhe drejtorin për Kosovën, Marko Gjuriq.

Pas miratimit të Ligjit në Kuvendit e Kosovës lidhur me shndërrimin e Trepçës në Shoqëri Aksionare ku shteti i Kosovës i ka 80 për qind të aksioneve dhe punëtorët 20, Beogradi zyrtar dhe serbët të përfaqësuar në institucionet e Kosovës kanë reaguar ashpër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat