Kryeministri malazez, Gjukanoviç shuplakë Serbisë për Kosovën

Aktuale

Kryeministri malazez, Gjukanoviç shuplakë Serbisë për Kosovën

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 15:04
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka thënë se rajoni i Ballkanit duhet të ketë stabilitet. Ai u shpreh se ky rajon nuk bën më të kthehet sërish në “djerrinat e së shkuarës”. Sipas Gjukanoviç, të gjitha shtetet ballkanike duhet të shohin nga Brukseli, me qëllim që situata të sheshohet.

Gjukanoviç, në një intervistë dhënë për “Politika” të Beogradit tha se serbët duhet të heqin dorë përfundimisht nga Kosova dhe se politikanët në Ballkan duhet të kenë gjuhë të moderuar, evropiane. “E kuptoj emocionin që është në Serbi, lidhur me Kosovën. Por, gjeneratat e reja duhet të heqin dorë nga luftërat e humbura më herët dhe duhet të përqendrohen te paqja dhe zhvillimi ekonomik”, ka përmbyllur kreu i qeverisë malazeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat