Daçiq: Serbia duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur pronën e saj në Kosovë

Aktuale

Daçiq: Serbia duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur pronën e saj në Kosovë

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 21:05
Ivica Daçiq

“Serbia duhet të bëjë gjithçka për të mbrojtur pronën e saj në Kosovë dhe Metohi, por pyetja është nëse kjo çështje mund të arrihet përmes seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq.

“Ne duhet të përpiqemi të bëjmë çdo gjë, çështja është nëse mund ta bëjmë këtë me atë sesionit të Këshillit të Sigurimit. Është e rëndësishme që para botës ta mbajmë kokën e ftohur dhe të mos humbim arsyen”, ka thënë Daçiq në një intervistë për mediat serbe

 Ai tha se në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, do të marrë parasysh propozimin e të ashtuquajturit drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Marko Gjuriq, i cili kërkoi nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së një takim urgjent, për shkak të miratimit të ligjit të Trepçës në parlamentin e Kosovës, transmeton KosovaPress.

“Nëse është kështu, atëherë ne do ti drejtohemi Këshillit të Sigurimit, sidomos kryetarit që të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë, e mbi të gjitha Kosova dhe Metohija është në kuadër të Rezolutës 1244”, tha Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat