Rritet roli i Kuvendit për Trepçën

Aktuale

Rritet roli i Kuvendit për Trepçën

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 00:46
Muhamet Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, tha se komisioni nuk ka aprovuar amendamentet të propozuara të cilat e ndryshojnë projektligjin për Trepçën në thelb.

“Komisioni nuk ka aprovuar amendamente të cilat e ndryshojnë konceptin e ligjit për të cilat u mbajt debat por për të cilat nuk pati koncensus por pati ndryshime të ndryshme”, tha Mustafa.

Mustafa ka thënë se është shtuar roli i Kuvendit të Kosovës në Projektligj.

“Aksionarët nuk mund ta aprovojnë statusin e tyre pa miratimin e Kuvendit. Gjithashtu, është me rëndësi se në pikën tjetër Kuvendi duhet të japë pëlqimin lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe tjetërsimin e aseteve”, tha Mustafa.

Mustafa tregon ndryshimet e amandamenteve për Ligjin e Trepçës

Deputeti nga radhët LDK-së, Muhamet Mustafa, ka përmendur disa nga ndryshimet që kanë pësuar disa nga amandamenteve e Ligjit për Trepçën.

Mustafa ka thënë, se aksionarët nuk mund ta aprovojnë statusin e Trepçës pa e miratuar Kuvendi.

Sipas tij, komisioni nuk ka aprovuar amandamente që janë në kundërshtim me ligjin, shkruan lajmi.net.

“Shpërndarja e aksioneve për kategori të caktuar, do të behët me akte ligjore”, tha Mustafa.

Sipas deputetit të LDK-së, është ndryshuar edhe amendamenti për asetet e Trepçës jashtë Kosovës.

Gjithë koncepti i ligjit ka mbete, i cili garanto interesat e punëtorëve, investitorëve, kreditorëve dhe një zhvilli ekonomik. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat