Mustafa: Deklaratat nga Serbia për Trepçën pa asnjë bazë, propagandë politike dhe blof

Aktuale

Mustafa: Deklaratat nga Serbia për Trepçën pa asnjë bazë, propagandë politike dhe blof

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 19:38
Muhamet Mustafa

Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa thotë se ligji për Trepcën do ta bëjën atë një kompani moderne të qeverisë dhe punëtorëve të saj.

Sipas Mustafës, ligji nuk ka pikur prej qiellit siç po tentojnë ta paraqesin disa, ai thotë se është rrjedhë logjike e aktiviteteve të përshkruara dhe i bazuar mirë për më shumë se një vit e gjysmë.

Ndër tjera, Mustafa thotë se qeveria serbe duhet të paguaj për dëmet dhe abuzimet me Trepçën.

“Qeveria Serbe nëpërmjet eksponentëve të saj filloi menjëherë reagimin propagandistik duke u munduar të shesë mjegull mbi gjoja hisen e saj në pronësi. Të vetmin argument që ata e përdorin është një fond fantom që e kishte krijuar regjimi i Millosevic –it si një formë e okupimit të Trepçës”, shkruan ai.

Ky është postimi i plotë i Muhamet Mustafës në Facebook:

“LIGJI BEN TREPÇEN NJË KOMPANI MODERNE NE PRONESI TE KOSOVES ( TE QEVERISE DHE PUNETOREVE TE TREPÇES)

DEKLERATAT NGA SERBIA PËR TREPÇËN PA ASNJE BAZE , PROPAGANDE POLITIKE DHE BLOF

Qeveria e Kosovës sot aprovoi Draftin e Ligjit për Trepçen dhe e përcolli atë për procedurë kuvendore. Ligji është në duart e deputeteve dhe që nga nesër e disa ditë të ardhshme do të jetë në një diskutim dhe shqyrëtim permanent në Kuvend. Nesër fillimisht do të trajtohet në Komisionin për Zhvillim Ekonomik , Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i cili do të jep rekomandimet për shqyrtimin ( leximin) e parë, në parim , në Seancën plenare të Kuvendit me 7 tetor. Të hënën me 10. tetor Komisioni për zhvillim ekonomik do të bëjë një dëgjim publik me akterët e interesuar , përfaqësues të Trepçës, komunitetit të biznesit, shoqëri civile dhe ekspertë e akademikë. Pas kësaj Komisioni në bazë të diskutimit në seancën plenare, propozimeve në dëgjimin publik, propozimeve të deputeteve dhe grupeve parlamentare do të formulojë amandamente nëse ka nevojë për plotësime dhe ndryshim të Draftit të Ligjit të dërguar nga Qeveria e. Pas kësaj këto amandamente do shqyrëtohen në seancën vijuese të Kuvendit kur bëhet leximi i dytë dhe aprovimi i këtij Ligji shumë të rëndësishëm. E bëra këtë përshkrim më detaj të aktiviteteve kuvendore rreth Ligjit pasi ka deklerata që ngrisin shqetësim lidhur me procedurën. Eshtë e vërtetë se procedurat do të zgjasin më pak se sa në një situatë kur do të kishim në disponim më shumë kohë për ta aprovuar Ligjin.

LIGJI – PRODUKT I NJE PUNE TE STUDIOZE

Megjithatë Kuvendi nuk po e diskuton për herë të parë Trepçën. Kuvendi ka diskutuar disa herë viteve të fundit për Trepçën, vetëm 18 muajt e fundit kanë qenë tri Konferenca shkencore ( nga institute dhe think tank), Qeveria ka punuar intensivisht gjatë pranverës e verës në Komisionin e formuar për hartimin e Ligjit , ku kanë marrë pjesë ministritë përkatëse , AKP, Trepça dhe akademikë e ekspertë të pavarur. Kuvendi i Kosovës nëpërmjet Komisionit për zhvillim ekonomik në bashkëpunim me Qeverisë ka sponsoruar hartimin e 6 studimeve të rastit nga ekspertë ndërkombëtar që kanë eksploruar përvoja të vlefshme lidhur me ristrukturimin e kompanive të ngjashme nga Kanada, Polonia, Bullgaria, Australia e Zelanda e re dhe Turqia. Këto studime janë prezentuar publikisht në Maj të këtij viti në një Konferencë të organizuar nga Komisioni për zhvillim Ekonomik. Nga këto studime janë nxjerrë rekomandime që u kanë shërbyer mirë institucioneve të Kosovës për aktivitete në nxjerrjen e këtij Ligji. Edhe në AKP janë organizuar disa diskutime dhe është kontraktuar hartimi i studimit të fizibilitetit dhe orientimeve strategjike lidhur me zhvillimin e saj afatgjatë biznesor, duke marrë parasysh trendet e tashme dhe te pritura ne treg e financa, zhvillimet e reja në teknologji. Ky studim po hartohet nga njëra prej katër kompanive me prestigjioze të konsulencës në botë ( Ernest&Young). Pra Ligji nuk ka pikur prej qiellit siç po tentojnë ta paraqesin disa por është rrjedhë logjike e aktiviteteve të përshkruara dhe i bazuar mirë në studime te vlefshme dhe debate që kanë zgjatur përgjatë më shumë se një vit e gjysmë.

Për përmbajtjen dhe zgjidhjet që ofron Ligji do të flasim më shumë ditët në vazhdim, që nga nesër. Thelbësore është ajo se Trepçës i hapet perspektiva zhvillimore moderne dhe e investimeve , interesi strategjik për Trepçën dhe pronësia kontrollohet nga institucionet e Kosovës, punëtorët e Trepçës janë subjekt i rëndësishëm, dhe se një pjesë e rentës minerare do të investohet në komuniteteve afër minjerave dhe floatacioneve në infrastrukturë , mbrojtje të mjedisit, shëndetësi, arsim e objekte sportive në pajtim me përvojat ndërkombëtare të avansuara.

QEVERIA SERBE DUHET TE PAGUAJ PËR DEMET DHE ABUZIMET ME TREPÇËN

Qeveria Serbe nëpërmjet eksponentëve të saj filloi menjëherë reagimin propagandistik duke u munduar të shesë mjegull mbi gjoja hisen e saj në pronësi. Të vetmin argument që ata e përdorin është një fond fantom që e kishte krijuar regjimi i Millosevic –it si një formë e okupimit të Trepçës . Ku Ligj si shumë të tjera janë shpallë diskriminuese , janë anuluar nga administrata e OKB dhe kuptohet edhe nga organet sovrane të Kosovës. Gjithçka që është investuar në Trepçë janë resurse dhe pronë e Kosovës. Kërkesat e arsyeshme të kreditorëve adresohen me Ligje të Kosovës. E vërteta është se Serbia duhet të paguaj dëmet që ka bërë gjatë okupimit të Trepçës në vitet 90’ , kur i ka përdorë e keqpërdorë asetet e saj por nuk ka paguar obligimet e Trepçës për kredi , ndaj Qeverisë serbe do ti dërgohet faturë jo e vogël për këtë. Prandej kjo që deklarojë Drecun ose Gjuriq është shitje e mjegullës dhe një blof . Serbia ka obligime e borxhe për Trepçën dhe “0 “ pronësi. Ligji trajton me përgjegjësi dhe në barazi të plotë edhe mijnjerat e flotacionet që gjendën në pjesët e Kosovës ku janë qytetarët tanë të komunitetit serb, pa privilegje por në mënyrë korrekte. Ata do të dëgjohen dhe konsiderohen me kujdes edhe lidhur me propozimet dhe kërkesat e tyre të arsyeshme. Pra trajtimi i Trepçës në Kuvend dhe me këtë Ligj është në rrugë të mirë dhe perspektive reale. Kjo edhe mund ta pengojë vetëm eksponentë rigjid të qarqeve përreth Qeverisë Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat