Hoxha dhe Hoxhaj rrëfehen në komisione

Aktuale

Hoxha dhe Hoxhaj rrëfehen në komisione

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 07:06
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do të raportojnë sot para komisioneve.

Ministrja Dhurata Hoxha do të raportojë para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Legjislacion të adresuara gjatë vitit 2015.

Ndërsa, ministri Hoxhaj do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me rezultatet e politikës së jashtme të vendit tonë dhe për gjendjen në  Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat