Në Kampusin e UP-së do të ngrihet memorial për studentët e vrarë gjatë luftës

Aktuale

Në Kampusin e UP-së do të ngrihet memorial për studentët e vrarë gjatë luftës

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 15:13
Kampusi i UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim për mbështetjen e iniciativës së Unionit të Studentëve të Kosovës, drejtuar këtij këshilli dhe rektorit të UP-së, për ngritjen e një memorialit për studentët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit për medie, në ditët në vazhdim do të formohet një komision i cili do të merret me caktimin e vendit se ku do të vendoset ky memorial dhe si do të duket.

Në njoftim theksohet se do të kërkohet nga Komuna e Prishtinës leja për nderimin e këtij memoriali përkujtimor në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, ashtu siç e parasheh ligji e rregullat./BS/

  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat