Komisioni për Punë të Jashtme: Arrestimi i Nehat Thaçit vë në pikëpyetje bisedimet në Bruksel

Aktuale

Komisioni për Punë të Jashtme: Arrestimi i Nehat Thaçit vë në pikëpyetje bisedimet në Bruksel

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 14:41
Komisioni

Komisioni për Punë të Jashtme ka lëshuar një deklaratë të përbashkët lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe.

Ne deklaratën e tyre thuhet se “më kohën kur Kosova është e interesuar që të normalizojë raportet me shtetin fqinj Serbinë, ajo me politikat e saj që i takojnë të së kaluarës vazhdon të vë në pikëpyetje përpjekjet e Republikës së Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqe dhe stabilitet në rajon”

Komisioni ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për lirimin e Nehat Thaçit.

Deklarata e plotë:

“Komisioni për Politik të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e ka përcjellë me shqetësim të madh rastin e fundit të arrestimit të drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e vlerëson krijimin e Task-Forcës për zgjidhjen e këtij rasti.
Komisioni shpreh indinjatën e thellë për ketë rast, duke e konsideruar si një akt i cili mund të provokojë tensione të reja në mes të dy shteteve.
Në kohën kur Kosova është e interesuar që të normalizojë raportet me shtetin fqinj Serbinë, ajo me politikat e saj që i takojnë të së kaluarës vazhdon të vë në pikëpyetje përpjekjet e Republikës së Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqe dhe stabilitet në rajon.
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, kërkon nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme, që të ndodhë lirimi sa më shpejt i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, në të kundërtën, komisioni vlerëson se, përsëritja e këtyre rasteve do të vë në pikëpyetje bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat