Këshilltari i Mustafës thotë se premtimi zgjedhor i Kryeministrit do të përmbushet më 2018

Aktuale

Këshilltari i Mustafës thotë se premtimi zgjedhor i Kryeministrit do të përmbushet më 2018

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 23:34
Sokol Havolli

Sokol Havolli, këshilltar për Ekonominë i kryeministrit Isa Mustafa, e ka lënë të hapur mundësinë që ai të kandidojë për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

"Nëse strukturat e partisë vendosin për kandidaturën time për kryetar të Prishtinës, kjo çështje duhet të analizohet", ka thënë Havolli në televizionin Rrokum.

Këshilltari i Kryeministrit ka folur edhe për ekonominë, duke thënë se Kosova në krahasim me vitin e kaluar, sivjet është duke treguar performancë më të mirë ekonomike, si dhe në aspektin e zhvillimit ekonomik.

Ai po ashtu ka vlerësuar se Kosova tani ka kushte më të mira kreditore sesa në të kaluarën.

Havolli ka thënë se Qeveria po mundohet t'i bëjë më të mirat e mundshme për qytetarët, duke theksuar se në vitin 2015 janë rigjeneruar 20 mijë vende pune.

Këshilltari i Mustafës ka thënë se në vitin 2018 do të përmbushet premtimi zgjedhor i Kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat