Rusia dhe Serbia po vazhdojnë të jenë shtetet më problematike në rajon!

Aktuale

Rusia dhe Serbia po vazhdojnë të jenë shtetet më problematike në rajon!

Nga: D. Bunjaku Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:58
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, zv/ Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se Ivica Daçiq qenka marrë sot edhe njëherë me politika ditore.

“Në vazhdën e përpjekjeve të tija për ta justifikuar teorinë se Kosova nuk mund të bëhet shtet, Ivica Daçiq qenka marrë sot edhe njëherë me politika ditore, pra me referendumin e përfolur për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Madje ai në deklaratën e tij, sigurisht duke u nisur nga praktikat e shtetit të tyre (symbyllje nga Rusia), thotë se "derisa dikush nga Perëndimi nuk ua bën me sy, (referendumi) me siguri se nuk do të mbahet”. Per shkak të “zhmigavcave” (indikatorëve) të tillë nga Rusia, Serbia po vazhdon të jetë shteti më jodemokratik dhe më problematik në rajon”, ka shkruar Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat