Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë – ja kur mund të organizohet referendumi, sipas Ivica Daçiqit!

Aktuale

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë – ja kur mund të organizohet referendumi, sipas Ivica Daçiqit!

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 16:18
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se referendum në Vojvodinë nuk mund të ketë, sepse për këtë duhet marrë një vendim. Dhe për këtë sipas tij, ata që propozojnë një gjë të tillë, duhet të kenë shumicën.

Duke folur për referendumin në Republikën e serbe (RS), shkruajnë mediat serbe, Daçiç ka thënë se anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç tani flet për një referendum në Republikën Serbe, ndërkaq partia e tij në vitin 1991 organizoi një referendum në Sanxhak.

Sipas tij, boshnjakët për vite kanë qenë kundër marrëveshjes së Dejtonit dhe kanë kërkuar ndryshimin e saj, dhe tani siç ka thënë ai “papritmas thonë se Republika Serbe shkel marrëveshjen e Dejtonit”.

Ndërkaq duke komentuar propozimet e disa partive nga Kosova për një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, Daçiq ka thënë se është e mirë që po ndodhin pohime të tilla, për të cilat sipas tij “bashkësia ndërkombëtare mund të sheh se Serbia kishte të drejtë dhe se thelbi i politikës së tyre ishte bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Derisa atyre nuk ua bën me sy dikush nga Perëndimi, (referendumi) me siguri nuk do të organizohet”, ka thënë Daçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat