“Vrasjet e pasluftës, kryekriminelët në radhët e PDK-së”

Aktuale

“Vrasjet e pasluftës, kryekriminelët në radhët e PDK-së”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 shtator 2016 Në ora: 15:05
Foto ilustrim nga "Bota sot"

“Nuk ka asnjë dyshim se krye kriminelët janë në radhë e PDK-s, disa prej të cilëve tashme janë nën hetim, por rrjeti i kriminalitetit është edhe në të gjitha partitë politike, edhe në LDK, e nuk ka bërë asgjë për ta detyrua drejtësinë që të merret me zbardhjen e heronjve të saj therorizuar, siç janë: koloneli Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ismet Raci, Uke Bytyci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Shefki Popova, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati... Ata që kanë penguar zbardhjen e këtyre vrasjeve janë të mallkuarit e zi, të cilët e kanë nxi edhe drejtësinë kosovare sot”, ka thënë analisti Skënder Zogaj.

Organet e drejtësisë në Kosovë ende nuk kanë treguar ndonjë rezultat konkret sa i përket zbulimit të vrasjeve të intelektualëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Publicisti Skënder Zogaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se drejtësia në Kosovën e pasluftës ka dështuar t`i hetoj vrasjet politike, duke theksuar se ajo është e kapur nga krimi i organizuar.

“Drejtësia në Kosovën e pasluftës, deri më sot, është plotësisht e dështuar, jo vetëm sa i përket vrasjeve politike, por në të gjitha segmentet e përgjegjësisë së saj, duke qenë se, drejtësia është e kapur nga krimi i organizuar dhe është bërë instrument për mbrojtjen e rrjetit të krimit dhe korrupsionit, në llogari të grupit të bosëve - "çakejve të mëdhenj" që nga nëntoka kanë arritur të zënë postet më të rëndësishme politike dhe shtetërore të Kosovës. Drejtësia sot është një kope lakenjsh qyqarë dhe lëpiskagjinjsh, që nuk kanë guxim të hetojnë e vlerësojnë asgjë të vërtetë, por që u bien në qafë qytetarëve të ndershëm e te pambrojtur që i zhvatin pa kursim”, ka thënë Zogaj për “Bota sot”.

Në këtë mënyrë, sipas analistit Zogaj, drejtësia e Kosovës është mbrojtëse e kriminelëve të cilët edhe kur dënohet nuk arrestohen siç është rasti i Xhabir Zharkut, i kryetar i Kaçanikut.

“Drejtësia kosovare është mbrojtëse e kriminelëve, të cilët edhe kur dënohen nuk arrestohen, por me përcjellje speciale nxirren jashtë shtetit, si rasti Xhabir Zharkut e të tjerë, që janë dënuar por enden të lirë, sipas urdhrave të "Çakejve të mëdhenj" që njëkohësisht janë në strukturat më të larta të shtetit. Në këto rrethana Drejtësia nuk guxon të hetojë vrasjet politike, sepse kjo çështje ka të bëjë pikërisht me strukturat e larta të shtetit, të cilat kanë prejardhje nga "perandoria e krimit" dhe të cilat dihet mirëfilli se janë përgjegjëse për vrasjen e veprimtareve më të shquar të LDK-s dhe të luftës çlirimtare”, ka thënë Zogaj.

Ai ka theksuar se kryekriminelët janë në radhët e PDK-së, por edhe në të gjitha partitë tjera politike duke përfshirë edhe LDK-në.

“Nuk ka asnjë dyshim se krye kriminelët janë në radhë e PDK-s, disa prej të cilëve tashme janë nën hetim, por rrjeti i kriminalitetit është edhe në të gjitha partitë politike, edhe në LDK, e nuk ka bërë asgjë për ta detyrua drejtësinë që të merret me zbardhjen e heronjve të saj therorizuar, siç janë: koloneli Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ismet Raci, Uke Bytyci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, Shefki Popova, Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati... Ata që kanë penguar zbardhjen e këtyre vrasjeve janë të mallkuarit e zi, të cilët e kanë nxi edhe drejtësinë kosovare sot”, ka thënë analisti Skënder Zogaj.

Ndërkaq, sipas analistit Faik Krasniqi, çdo vrasje me motive politike, deri më tash ka mbetur e pandriçuar, sepse aty ku ka gisht politika është e paimagjinueshme që ndonjë prokuror ka guximin t'i hetojë këto vrasje, që implikon akterët kryesorë të kësaj klase politike.

 “Meqenëse në këto vrasje kanë gisht politikanë të profilit të lartë, drejtësia në Kosovë nuk e ka atë guxim që të hetoj vrasjet ndaj anëtarëve të LDK-së, pas luftës. Edhe pse me këto vrasje ''misterioze'' është dashur dhe duhet të merren organet e drejtësisë të Kosovës. Meqë organet tona të drejtësisë nuk e kanë atë guxim, sepse e dimë të gjithë edhe si janë bërë emërimet nëpër Gjykata dhe Prokurori, nga të ''fuqishmit'' e politikës, respektivisht nga klani mafioz ''Pronto'', këto organe duhet t'i bëjnë kërkesë Gjykatës Speciale që ajo të merret me vrasjet për motive politike, sepse ajo Gjykatë është themeluar eksluzivisht për krime të supozuara të luftës, dhe gabohet dikush nëse mendon që ajo do t'i trajtoj edhe vrasjet politike dhe krimet ekonomike”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Në të kundërtën, sipas analistit Krasniqi, këto vrasje të anëtarëve të LDK-së dhe figurave të UÇK-së, nuk do të zbulohen kurrë.

“Jo të paktën deri sa këta politikanë janë në skenën politike, ku një pjesë e tyre mund të kenë gisht në këto vrasje. Por, një pjesë goxha të madhe të fajit për mosndriçimin e këtyre vrasjeve, e mban edhe LDK-ja e cila prej lidhjes së koalicionit me PDK-në të cilën vazhdimisht e akuzonte për vrasjen e anëtarëve të saj, për hir të pushtetit më kurrë nuk këmbënguli që këto vrasje të zbulohet. E, sidomos më habit fakti i disa deputetëve të LDK-së në Parlamentin e Kosovës, që i kanë futur veshtë në lesh, edhe pse disa prej tyre kanë humbur më të dashurit e tyre. Por pushteti qenka më i ëmbël se gjaku i prindit. Aq sa i ëmbël që qenka, edhe votojnë për President njeriun të cilin e akuzonin vazhdimisht për vrasjen e tyre!”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat