Pacolli: Arrestimi i nënkolonel Thaçit është një tendencë perfide e palës serbe

Aktuale

Pacolli: Arrestimi i nënkolonel Thaçit është një tendencë perfide e palës serbe

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 23:43
Rrahim Pacolli

Kryesuesi i delegacionit për kartonin e gjelbër Rrahim Pacolli  ka reaguar lidhur me arrestimin e nënkolonel Nehat Thaci. “Qeveria e Kosovës si dhe faktori ndërkombëtar duhet të marr masa dhe të bëjë presion mbi shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçit, ka thënë mes tjerave Pacolli.

Reagimi i plotë

Arrestimi i nënkolonel Nehat Thaçi është një tendencë perfide e palës serbe e cila në vazhdimësi tenton që me anë veprimeve të tilla ta rimarr kontrollin e plotë në veri të vendit duke pas parasysh se që nga ardhja e nënkolonel Thaçit në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë dukurit negative si krimi, kontrabanda e shumë dukuri të tjera negative kanë shënuar rënie në atë zonë. Qeveria e Kosovës si dhe faktori ndërkombëtar duhet të marr masa dhe të bëjë presion mbi shtetin serb për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat