Rama sherr me Fevziun, i "prish" emisionin në përfundim!

Aktuale

Rama sherr me Fevziun, i "prish" emisionin në përfundim!

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 23:45
Rama - Fevziu

Një intervistë mbi 2 orë ishte ajo e kryeministrit Edi Rama në studion e “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu.

Thuajse gjatë gjithë intervistës tonet ishin të ndezura e shpesh fokusi u largua nga përgjigjet dhe u vu në përplasje mes Ramës dhe Fevziut.

“Ishte kohë e humbur pjesa më e madhe e kësaj interviste. S’kam çfarë të them më. Mund të kishim folur për gjëra më të vlefshme, jo për marrëzira”, u shpreh kryeministri kur intervista ishte drejt përfundimit.

Prej nisjes së emisionit kreu i qeverisë kërkoi që të mos ndërpritet kur jep përgjigjet e madje duke i thënë drejtuesit të emisionit se pyetjet e tij janë më të gjata se përgjigjet që kryeministri jep.

Por Fevziu vazhdimisht gjatë përgjigjeve të shefit të qeverisë, ndërhynte me pyetje të tjera, çka për Ramën duket se ka rritur edhe më shumë tensionin. Aq sa kryeministri tha se nuk do të vinte më në emision nëse me herët nuk do të kishin caktuar rregulla të qarta për ecurinë e intervistës.

Rama: Do vi me rregulla të nënshkruara paraprakisht.

Ishte një intervistë në kazan.

Nuk kam parë gazetar të flasë më këtë fjalor

Fevziu: Nuk ndodh zoti Rama që një kryeministër të mos japë përgjigje

Rama: Unë jap çdo përgjigje kur kam përballë gazetar jo kur ti bën propagandistin.

Ramës nuk i mbajnë nervat. Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët. Rama: Të kujtoj me kë po flet

Rama zbulon kur nisi hartimin e ligjit për mbetjet...në "fshehtësi"

Rama: Nuk do t’i kërkoj falje Berishës. Plehrat nuk importohen në Shqipëri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat