Si u plagos Agim Çeku me komandantin e tij gjatë betejës në Kroaci?

Aktuale

Si u plagos Agim Çeku me komandantin e tij gjatë betejës në Kroaci?

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 21:48
Agim Çeku

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror”, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka folur për plagosjen e tij dhe të komandantit të tij gjatë një beteje të Ushtrisë së Kroacisë kundër Serbisë.

Çeku ka treguar që ka katër plagë nga lufta në Kroaci. Ai ka rrëfyer se si ishte plagosur gjatë një kundërsulmi të ushtrisë serbe, duke thënë se i ishin dashur dy muaj që të rikuperohej, para se të ishte i gatshëm për operacionin e ardhshëm.

“Edhe pse vetë isha nën breshërinë e plumbave, e ndihmova gjeneralin Mirko Norac, sepse edhe ai ishte i plagosur dhe ishte në gjendje më të rëndë. Tani jemi miq të ngushtë”, ka thënë Çeku në “Komiteti Qendror”.

Norac ishte i dënuar më nëntë vjet burgim për krime lufte nga një gjykatë në Kroaci. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat