Gashi: Vazhdimi i paraburgimit të aktivistëve të VV-së, lojë politike

Aktuale

Gashi: Vazhdimi i paraburgimit të aktivistëve të VV-së, lojë politike

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 19:22
Tomë Gashi

U është vazhduar paraburgimi tre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, Egzon Halitit dhe Astrit Deharit të cilët akuzohen nga prokuroria se kanë kryer sulm terrorist ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu me këtë vendim, gjyqtari i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës.

Avokati mbrojtës i aktivistit Petrit Ademi, Tomë Gashi,  në një prononcim për KosovaPress, e ka quajtur vendimin si jo të drejt, duke thënë se Gjykata nuk e ka asnjë provë të re, me të cilat provohet fajësia e  aktivistëve për sulmin. Sipas tij gjykata s ka kopjuar Prokurorinë, se kinse ekziston mundësia e fshehjes dhe e përsëritjes së veprës penale.

Avokati Gashi këtë proces e ka quajtur një luftë politike mes  pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi: Vazhdimi i masës së paraburgimit për aktivistët e VV lojë politike

“Gjykata faktikisht asnjë provë të re nuk i ka dhanë se pse e ka vazhdua paraburgimin ndaj tyre dhe masën e arrestit shtëpiak, vetëm ka kopjuar atë që prokurori ka deklaruar se kinse ekziston mundësia e fshehjes së tyre, kinse ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale... Sido që të jetë këto janë terme që përsëriten gjithmonë, mirëpo, në këtë rast kemi t bëjmë haptas me një luftë politike, në mes të pozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, dhe unë mund të ju them me kompetencë të plotë se ky rast është tepër  politikë, tepër i politizuar dhe se deri më tani prokuroria nuk ka gjete asnjë provë konkrete që do të mund të ndërlidhte veprimet që kanë ndodhë në ngjarjet e hedhjes së granatahedhësit në ndërtesën e Kuvendit se Kosovës, me këta 6 aktivistë të VV’, tha Gashi.

Lufta politike sipas Gashit duhet të bëhet përmes mjeteve politike, e jo siç tha ai të instumentalizohen Prokuroria, Gjykata e Policia.

Mbajtja në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të aktivistëve të VV-së, sipas Gashit është për keqardhje, dhe në kundërshtim me drejtësinë.

Gjithashtu avokati Gashi, ka treguar  se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, atij nuk i janë dhënë  ekzaminimet e Forenzikës,  gjurmët e gishtave,  dhe as  forma të tjera sa i përket ADN-së, që secili prej pjesëtarëve  eventualisht të bëjë ndërlidhje me vendin e ngjarjes, apo  me armën e përdorur e cila ka mbetur në vendin e ngjarjes në natën kritike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat