Havolli: Qeveria Mustafa më e mira e pasluftës

Aktuale

Havolli: Qeveria Mustafa më e mira e pasluftës

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 18:28
Sokol Havolli

Sokol Havolli, shef i i kabinetit të kryeministrit të vendit, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kodi telefonik, marrja e të cilit për vendin do të ndërmjetësohet nga Austria, është element i shtetësisë.

“Kodi telefonik i cili do të merret, është element i patjetërsueshëm i vendit. Ky do të jetë element me përfitime. Pronar i kodit telefonik, është Kosova. Përderisa Në këtë proces, do të ndërmjetësojë Austria, i cili dot ë bëjë aplikimin në emër të Kosovës. Ato cështje janë shumë pak të rëndësishme, derisa është në pyetje një përfitim pozitv nga ana e shtetit tonë. Ne edhe sot realizojmë thirje telefonike me tre kode të ndryshme”.

Havolli ka deklaruar se është habitës fakti që një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës, në interepelancën për kryeministrin Isa Mustafa, nuk e përmendnin kurrë Kosovë, por vetëm Serbinë.

“Deputetët e Lëvizjes Vetëverndosje cdo të dytën fjalë e kanë Serbi, Serbi, prej Serbisë, e prandaj nuk është aspak e çuditshme. E kjo më së miri tregon llojin e propagandën që e bëjnë disa deputetë të opozitës. Cuditesha vetëm me deputetin Pal Lekaj, që e citonte Kosovën me Republikë. Procesi i integrimit është proces që merr kohë, në këtë rast që duhet kohe me u implementu. Këtu e largojmë një element të Serbisë dhe e vendosim një që operon nga Kosova. Komunikimi me strukturat paralele ka ndryshuar për të mirë gjithsesi. Kontrabanta në pjesën veriore, ka filluar të zhduket dhe reduktimi i këtyre strukturave ilegale natyrisht që është në të mirën e vendit”

“Qeveria Mustafa ka punuar shumë në ekonomi. Kur shtetet tjera përballen me probleme, ne kemi rritje ekonomike rreth 4 për qind. Prandaj kjo është qeveria më e mirë nga paslufta”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat