Momenti i përplasjes në mes Selimit e Haxhiut

Aktuale

Momenti i përplasjes në mes Selimit e Haxhiut

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 18:15
Rexhep Selimi. Bekim Haxhiu

(E plotësuar) - Gjatë interpelancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua rreth çështjes së pjesës verore të Mitrovicës, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka akuzuar deputetin e VV-së Rexhep Selimin, se ky i fundit ka përgjegjësi për gjendjen në veri , në kohën sa ushtronte funksionin e ministrit të Rendit ne qeverinë e Kosovës në periudhën 1999-2000.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Selimi i cili i tha Haxhiut se në kohën kur ai me ndërkombëtarët po formonin Policinë e Kosovës, Haxhiu me shefat e  ShIK-ut pengonin doktorët të shkojnë në shtëpinë e tyre.

Këtë herë, deputeti i PDK-së nuk u mor me deputetin Selimi, por më vëllezërit e tij.  Ai akuzoi

Selimin se vëllezërit e tij kanë uzurpuar prona në Klinë dhe Prishtinë pas përfundimit të luftës.

Haxhiu: Vëllezërit e Selimit kanë qenë të ngarkuar me uzurpime në Klinë dhe në Prishtinë

“Mund sot të akuzojmë ministrinë që nuk po bënë ndoshta maksimumin, por mos ta harrojmë se ata që sot po akuzojnë Ministrinë e punëve të Brendshme për shtrirje të sovranitetit edhe më shumë në pjesën veriore, në vitet ’99 dhe 2000 kanë qenë ministra të Punëve të Brendshme në Qeverinë e përkohshme dhe kur këto struktura uzurpatorë në veri janë vendosur atje, sigurisht se ish ministri I Punëve të Brendshme I asaj kohe ën Qeverinë e përkohshme, ose vëllezërit e tij kanë qenë të ngarkuar me uzurpime në Klinë dhe në Prishtinë”, tha Haxhiu.  

Deputeti Selimi i ka quajtur gënjeshtra dhe shpifje pohimet e Haxhiut për këtë çështje.

Selimi: Dëgjo ti Kamish, kur dalësh këtu mos shpif dhe mos gënje!

“Ngo ti Kamish, unë kam qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e përkohshme të Kosovës, duke themeluar policinë e Kosovës bashkë me Klaus Rajnhrad dhe Stiv Benet, kur ti bashkë me shefin tuaj të SHIK-ut keni qenë duke i kthyer doktorët shqiptarët që donin të shkonin në spitalin rajonal të Mitrovicës. Po, kështu ka qenë, por me kaq nuk duket se të ka mjaftuar, sepse njëri ndër ata që i ka kontribuuar mos shkuarjes atje jeni edhe jus i emisarë, duke shkuar në shtëpinë e Ali Kadriut, duke kërcënuar që ai mos të vazhdoi ndërtimin. Pra, për atë që kam bërë nuk më vjen keq, kurse ty duhet të vije keq edhe të shpifësh dhe të merresh me manipulime. Prandaj, në këtë rast je bërë avokat I Oliver Ibanovicit, vazhdo si i tillë…. Prandaj, kur të dalësh këtu mos shpif dhe mos gënje”, tha Selimi. 

Por, Haxhiu nuk  e ndali këtu replikën. Ai vazhdoi të bëjë përpjekje për të dëshmuar ato çfarë tha për vëllezërit e Selimit, duke thënë se AKP-ja ka larguar vëllain e deputetit Selimi nga prona e uzurpuar.

Haxhiu: Ky është një fakt, dhe ta kanë larguar tash AKP vëllain…

“O ti Rexhë, ne e dimë që situatën 99-ës edhe të sotit edhe më vjen mirë që e pranon një fakt që nëse ka qenë dikush me ata banorë, me Ali Kadriun me doktorët në veri kanë qenë këta që ti I përmende më herët bashkë me mua dhe po e  them Rexhë derisa këto problem kanë qenë në veri dhe ti ke qenë në Ministri të Brendshme vëllezërit t’u janë marrë me uzurpimet në Klinë. Ky është një fakt, dhe ta kanë larguar tash AKP vëllain prej Prishtinës”, tha Haxhiu.

Ndryshe, për pronat e uzurpuara muajve të fundit janë marrë disa aksione nga AKP –ja dhe njësitë speciale për lirimin e  disa objekteve në Prishtinë dhe komuna të tjera të Kosovës.


Rexha kapet me Kamishin

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi iu ka kundërvënë deputetit të PDK-së Bekim Haxhiut i cili ka thënë se fajin për gjendjen në veri e ka Qeveria e përkohshme e ministër i Rendit ishte Rexhep Selimi.

Ish-komandanti i UÇK-së i tha Haxhiut se në kohën kur ai me ndërkombëtarët po formonte Policinë e Kosovës, “ti me shefat e tu pengonin doktorët të shkojnë në shtëpinë e tyre”.

Selimi i tha atij se nëse më e mirë i duket MUP-i se Ministria e Rendit pas luftës atëherë po I shërben Oliver Ivanoviqit.

I menjëhershëm ishte reagimi I Bekim Haxhiut i cili ia përmendi uzurpimet e pronave në Klinë që sipas tij kanë bërë vëllezërit e tij.

“Derisa ti ishe ministër i Rendit në atë kohë vëllezërit e tu uzurponin prona në Klinë”, i tha Haxhiu Selimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat