Serbia në kërkim edhe të një personi tjetër për terrorizëm

Aktuale

Serbia në kërkim edhe të një personi tjetër për terrorizëm

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 15:30
Nehat Thaçi

Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaçi u arrestua mbrëmë nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar në Konçul.

Arrestimi i tij u bë bazuar në një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata e Lartë e Nishit në vitin 2010 nën dyshimet për veprën penale të terrorizmit.

Raportohet se pas arrestimit Thaçi është dërguar në paraburgim, kurse pritet që të dal sot para gjykatës.

Ndërkohë, media merr vesh se bashkë me kreun e  policisë së Mitrovicës për të njëjtën vepër, kjo gjykatë po hetonte edhe një person tjetër me inicialet A.T.

Poashtu media mëson se më 03.12 2010, Gjykata e Lartë e Nishit me propozim të Zyrës së Prokurorisë së Lartë të po këtij qyteti solli vendim për ndërprerjen e procedurës hetimore nën arsyetimin se personat e lartpërmendur nuk ishin në dispozicionin të autoriteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat