Gjykata e Nishit jep detaje për arrestimin e Thaçit

Aktuale

Gjykata e Nishit jep detaje për arrestimin e Thaçit

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 09:36
Nehat Thaçi

(E plotësuar) - Mediat rajonale raportojnë se tashmë shefi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, është transferuar nga qyteti jugor i Nishit në Beograd, ku me rastin do të merret Prokuroria Speciale për Krim të organizuar. Për rastin ka folur edhe Gjykata e Nishit, por ka dhënë pak informacione.

Iva Popoviq, zëdhënëse e Gjykatës së Lartë të Nishit, tha bëhet fjalë për dy të dyshuar. Por, procedura është në fazë hetimi.

“Gjykata e Nishit Gjykata e qarkut në Prishtinë ka marrë vendim për fillimin e hetimit ndaj të dyshuarit T. A dhe Th. N. pasi ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale terrorizmi. Pasi lënda ka kaluar në përgjegjësi të Gjykatës së Nishit është dhënë fletarresti dhe në bazë të kësaj N.TH është arrestuar. Gjithçka është dorëzuar në prokurori dhe kjo i takon prokurorisë për procedurë të mëtejme”, ka thënë zëdhënësja Popoviq.

Thaçi u arrestua në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardh mbrëmjes e mërkurës, kur po udhëtonte përmes Serbisë drejt Evropës Perëndimore, në një vizitë private.

Gjykata e Nishit kishte lëshuar një fletarrest në rastin e filluar në vitin 2009 dhe më pas akuzën në vitin 2010.

Pas arresttit, Thaçi ka qenë në Nish, por më pas është transferuar.

Policia serbe ka konfirmuar në një njoftim të shkurtër për shtyp arrestimin e të dyshuarit nga qyteti i Ferizajt.

Por, sipas burimeve jozyrtare, në hetim është edhe një person tjetër i cili bashkë me Thaçin, kanë marrë pjesë, siç thuhet, në aksione terroriste.

Thaçi, ish-pjesëtar i UCK-së, nuk dihet nëse ky rast lidhet me kohën e luftës.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët nga Kosova arrestohen në territorin e Serbisë të dyshuar për krime lufte apo edhe si rasti i dy policëve të Kosovës në vitin 2012 në kufirin Kosovë-Serbi në kryerje të detyrës, të cilët më pas u liruan.

Nisin negociatat për lirimin e Thaqit nëpërmjet Zyrës së BE

Ministria e Punëve të Brendshme është duke zhvilluar negociata me zyrën e Bashkimit Evropian në Beograd për lirimin e drejtorit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi, i cili u arrestua mbrëmë në hyrje të Serbisë.

Lajmin për fillimin e bisedimeve e ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.

Radojeviq, ka thënë se  nuk mund të ipen informata të tjera lidhur me këtë çështje për shkak të ndjeshmërisë dhe se ende nuk ka diçka konkrete lidhur me këtë çështje, por që për lirmin e Thaqit janë duke punuar Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë si dhe zyra e BE’së në Beograd.

“Ministria e punëve të brenshme është duke zhvilluar bisedime me zyrën e BE’së për lirimin e zotëriut Nehat Thaqi. Nuk mund të japim informata të tjera lidhur me këtë çështje për shkak të ndjeshmërisë”,  ka thënë Radojeviq.

Mirëpo ai shpreson se deri nesër pasdite drejtori i policisë, Nehat Thaqi do të lirohet nga burgu.

Ndërkohë që Thaqi, sot pritet që të dal para Gjykatës në Nish.

Ja për çka akuzohet Thaçi nga Prokuroria Speciale e Serbisë

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, nënkoloneli Nehat Thaçi, i cili është arrestuar mbrëmë, aktualisht është duke u mbajtur në burgun e Nishit, bëjnë të ditura burimet.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se atij i është caktuar masa e ndaljes për 48 orë.

Sipas burimeve, pritet që në orët e mbrëmjes, rastin ta marr Prokuroria Speciale e Serbisë.

Sipas kësaj Prokurorie, ai ngarkohet për ngjarjet e vitit 1999 që kanë ndodhur në Lipjan.

MPB e Serbisë: Thaçi u arrestua në bazë të fletarrestit për “terrorizëm”, sot del para Gjykatës në Nish

Drejtori e Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçin, i arrestuar mbrëmë pas mesnatës në Serbi, pritet që sot të dal para gjykatës, bëjnë me dije burime brenda Policisë së Kosovës.

“Ka shpresa të mëdha se do të lirohet drejtori. Po e presim sot të dal në gjykatë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë që mediat kanë kontaktuar edhe me koordinatorin Kombëtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftën kundër trafikimit me njerëz, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq.

Radojeviq është shprehur i rezervuar në dhënien e informacioneve më të hollësishme për këtë çështje. Ai ka thënë se sot gjatë ditës do të jepen më shumë detaje. Ai thotë se zyra e ministrit të MPBJ’së është në bisedime me palën serbe lidhur me këtë çështje.

“Unë personalisht nuk jam duke biseduar, por zyra e ministrit ka konsulta me palën serbe. Gjatë ditës do të kemi më shumë informata”, ka thënë Radojeviq.

Ndërkohë që zv/ministri ka thënë se ende nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare se për çka është arrestuar Thaçi.

Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë u arrestua mbrëmë rreth orës 20, në vendkalimin administrativ në Konçul, kur dha dokumentacionin për hyrje në territorin serb.

MPB e Serbisë: Thaçi u arrestua në bazë të fletarrestit për “terrorizëm”

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka konfirmuar njoftimet se policia ka arrestuar Nehat Thaçin, nga Ferizaj, në bazë të “fletarrestit të lëshuar me urdhër të Gjykatës së Lartë në Nish për veprën penale të terrorizmit”.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se “Thaçi u arrestua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20 në vendkalimin administrativ Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë Qendrore”.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për përcaktimin e paraburgimit nga viti 2010, Thaqi është dërguan në njësinë e paraburgimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Në bazë të njoftimeve të dhëna nga Ministria e Brendshme e Serbisë, Thaçi do të duhej të paraqitej përpara gjykatës gjatë ditës së enjte, më 29 shtator.

Mësohen detaje të reja të arrestimit të Nehat Thaçit në Serbi

Policia e Kosovës ka konfirmuar edhe një herë arrestimin e drejtorit të PK-së në Mitrovicë, Nehat Thaçi.

Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 00:10 ka ndodhur arrestimi i tij.

“Mbrëmë rreth orës 00:10 në hyrje të Serbisë nga autoritetet serbe është arrestuar Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës Jugu, Nehat Thaçi.

I njëjti ka qenë jashtë detyrës zyrtare, pra në pushim dhe së bashku me një shok të tij duke udhëtuar për çështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet perëndimore ai është arrestuar”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Policia ka theksuar se nuk kanë asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij, megjithatë përmes autoriteteve kompetente EULEX-it, kemi kërkuar nga pala serbe arsyet e arrestimit të tij.

Pas konfirmimit të Policisë së Kosovës, për arrestimin e Drejtorit të Polciisë së Kosovës  së Mitrovicës, Nehat Thaçi, mësohen edhe detaje të tjera.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, tha se arrestimi i tij është bërë në hyrje të Serbisë.

“Arrestimi i Nehat Thaçit ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në orën 00:10, në hyrje të Serbisë në pikën kufitare "Dheu i Bardhë". Në bazë të informatave që kemi marrë nga Policia Kufitare e Kosovës, ai është arrestuar në hyrje të Serbisë. Për detaje të tjera do t’ju informojmë me kohë”, ka deklaruar Hoxha.

Arrestohet në Serbi drejtori i Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi

Sot në orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Serbisë ka arrestuar Drejtorin e Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Është arrestuar në Serbi Nehat Thaçi. Kaq mund të konfirmojmë për momentin. Për detajet e tjera do të informoheni me kohë”, ka deklaruar Daut Hoxha.

Sipas mediave vendore, Thaçi u arrestua derisa po shkonte në Nish të Serbisë për një gjykim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat