Ahmeti thotë se u shantazhua nga gratë

Aktuale

Ahmeti thotë se u shantazhua nga gratë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:53
Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se shkuarja e grave, banore të banesave të uzurpuara në lagjen ‘Dardania’, ka qenë shantazh i porositur nga dikush

Ahmeti po konsideron se shkuarja e këtyre grave te shtëpia e tij, ka qenë me porosi të dikujt në kohën kur po publikohen përgjimet.

Ai ka vazhduar ta akuzojë Kryetarin e Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimin, për nxitje të këtyre grave për t’i shkuar në shtëpi.

Ai ka bërë të ditur se 7 familje nga 130 janë raste sociale të cilat do të strehohen. Poashtu Ahmeti ka thënë se 3 familje të tjera të cilat kanë fëmijë të sëmurë, do të strehohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat