Selimi: Leni paranojat e sondazhit, hajdeni matemi në zgjedhje!

Aktuale

Selimi: Leni paranojat e sondazhit, hajdeni matemi në zgjedhje!

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 21:44
Rexhep Selimi

Nuk mundemi me thënë që në Kosovë kanë përfunduar luftërat, përderisa Serbia ende na ka në Kushtetute dhe përgatitë ushtarët për rikthim në Kosovë.

Rexhep Selimi, deputeti i Vetëvendosjes ka kërkuar nga subjektet politike në vend me i lënë paranojat e tyre duke u kërkuar me i matë forcat në zgjedhje.

Ndërsa ai tha se Kisha Ortodokse nuk mundet me u respektuar si kishë por është përmendore e krimit të Milosheviqit, Sheshelit e Arkanit.

“Ky objekt është pa leje dhe nuk duhet me u legalizuar por është një përmendore e krimit të kohës se Milosheviqit”, ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë se edhe Kisha por edhe banesa në Prishtinë është e ndërlidhur me një fenomen që mundohet me u rrenu pushteti i VV-së në Prishtinë.

Ai ka thënë  se disa prej tyre nuk kanë nevojë por as Komuna e Prishtinës as nuk mundet me i lënë por as nuk mundet të i strehoj këta njerëz ngase Gjykata ka marrë vendim që ata banor që janë uzurpator duhet me u largu.

Derisa për deklaratat e Albinit që ka thënë se mundet me pas luftë dhe Selimi tha se ai ka parë të drejt ngase nesër mundet me u kthye Serbia në Kosovë.

Kurse për ushtrinë e Kosovës, Selimi në Rrokum Roll, ka thënë se me këtë Qeveri Kosova kurrë nuk ka me pas ushtri ngase në parlament themelimi i saj po varet nga serbët në parlamentin e Kosovës.

Selimi ka thënë se problemin e kemi me Serbinë por jo edhe me Malin e Zi, ngase ajo edhe në Kushtetute e ka që Kosova është pjesë e Serbisë, duke shtuar se ajo e përgatitë ushtrinë me pushtuar Kosovën.

Ai ka thënë se Kosova nëse do të kishte ushtri ajo do të kishte edhe sigurinë por edhe ruajtjen e saj territoriale të vendit.

Kurse sa i përketë demarkacionit, dhe kthimit të tij Selimi ka thënë se kjo qeveri nuk e ka ndërmend me u ndale, por sipas tij, demarkacioni një ditë ka me ndodh, por në ketë formë çfarë na u ka paraqite nuk mundet me ndodh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat