Erë lufte në Ballkan/ Vojvodina kërkon referendum njësoj si Republika Sërpska

Aktuale

Erë lufte në Ballkan/ Vojvodina kërkon referendum njësoj si Republika Sërpska

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 17:53
ilustrim

Pas referendumit të jashtëligjshëm të zhvilluar në Bosnjë nga Republika Srbska, edhe Krahina e Vojvodinës në Serbi kërkon një referendum të tillë.

Propozimi ka ardhur nga kreu i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës, (LSV) Nenad Çanak, i cili thotë se referendumi është akti më i lartë demokratik. Tri vite më parë, Gjykata Kushtetuese në Serbi ka anuluar statusin e Vojvodinës, vendim të cilin LSV-ja e ka konsideruat të turpshëm.

“Ne besojmë se Presidenti Tomislav Nikoliç, mirëpret propozimin tonë”, tha ai në deklaratës.

“Fqinjët tanë kanë emrat e tyre të njohur ndërkombëtarisht. Retorika për “tokat serbe” ishte një pjesë e politikës luftënxitësve të Presidentit Nikoliç”, shtoi ai.

Çanak thotë se Nikoliç ka poshtëruar Serbinë, duke pretenduar se referendumi duhet të mbetet një “letër e vdekur”, duke shtuar se presidenti serb me deklaratat e tij u bashkua me pjesën më ekstreme të shoqërisë.

Vojvodina kërkon autonomi nga Serbia, duke pretenduar që qytetin Novi Sad ta shpallë kryeqytet të saj. Krahina është banuar kryesisht nga boshnjakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat