Kocijancic: BE-ja fton palët për bisedime konstruktive mbi Telekomunikacionit

Aktuale

Kocijancic: BE-ja fton palët për bisedime konstruktive mbi Telekomunikacionit

Nefail Maliqi Nga Nefail Maliqi Më 28 shtator 2016 Në ora: 15:01
Kocijancic

Sot në ditën e dyte këtu ne Bruksel po vazhdoje bisedimet mes palës së Kosovës dhe serbe për telekomunikacionin, përkatësisht kodin e telefonisë, te cilat bisedime po zhvillohen me mjaft vështirësi dhe kundërshti, njofton  “Persheva jonë” nga Brukseli.

BE i kërkon Beogradi dhe Prishtina që të jetë konstruktive për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin mund të përfundojë këtë javë

“Bashkimit Evropian fton palët, përkatësisht Beogradin dhe Prishtinë këtu ne Bruksel që të jetë konstruktive për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin, qe mund të përfundojë këtë javë..” deklaroi para pak qaste zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic.

Edita Tahiri, ministre e dialogut qe po i prinë delegacionit të Kosovës qe dy dite është duke u “hëngër” me shefin e delegacionit serb Mirko Gjuricin rreth me kodit te telefonisë për Kosovën. E para thote se “kodi i telefonisë 383 do ta fitojmë se është nga UIT”,  ndërsa i dyti thotë se “kodi ne fjalë është i Serbisë” ?!

“Ne me palët sot këtu ne Bruksel jemi ne bisedime qe 48 ore për telekomunikacionin. Por të ju themi realisht, se jemi në gjysmë te rrugës për arritjen e marrëveshjes për kodin e telefonisë për Kosovën, çka kemi ne dispozicion edhe dy dite për konsultime, negociata” ka thëne ne vazhdim znj.Kocijancic.

Përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së sot në Bruksel është diskutuar zbatimin e marrëveshjeve për telekomunikacionin, dhe biseda në nivel teknik do të vazhdojë nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat