Çfarë po ndodhë në Shqipëri, zbarkojnë 1.700 trupa të vendeve të NATO-s!

Aktuale

Çfarë po ndodhë në Shqipëri, zbarkojnë 1.700 trupa të vendeve të NATO-s!

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 17:14
Stërvitja ushtarake

Më shumë se 1.700 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare, atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Italisë, Kosovës dhe Malit të Zi po zhvillojnë në disa rajone të vendit stërvitjen 10-ditore “Joint Effort”.

“Kemi 7 vjet që jemi në NATO, por kjo është hera e parë që ne organizojmë dhe bashkëdrejtojmë në vendin tonë një stërvitje me të tilla përmasa”, deklaroi Jeronim Bazo, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA. 


Për ministren Kodheli, stërvitja i shërben skenarëve të ndryshëm me të cilët mund të përballet Aleanca. “Kërcënimet e sotme në kufijtë lindorë dhe jugorë të Aleancës dëshmojnë rëndësinë e mirëpërgatitjes së saj për përballimin e çdo rreziku”, tha Kodheli. 

Stërvitja në Bizë të Martaneshit u ndoq nga afër edhe nga komandanti i Ushtrisë Amerikane në Europë, Ben Hodges. 

Image


“Ushtria shqiptare po përparon, por ka ende për të bërë. Duhet të dimë që asgjë nuk është falas ndaj Shqipëria duhet të rrisë investimet për ushtrinë. Shqipëria ka dhënë një zotim që buxheti për ushtrinë do të jetë 2% e GDP-së. Sa i takon ushtrisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO është një vendim politik”, deklaroi Hodges. 

Image

Stërvitja “Joint Effort” pritet të çertifikojë edhe batalionin e dytë të këmbësorisë, që është një kërkesë e vazhdueshme e NATO-s për FA-të shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat