“Të arrestohen kokat e krimit, Thaçi dhe Veseli”

Aktuale

“Të arrestohen kokat e krimit, Thaçi dhe Veseli”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 26 shtator 2016 Në ora: 16:47
Kadri Veseli e Hashim Thaçi

“Po të kishim organe të mirëfillta të drejtësisë, nuk do të diskutohej sot për Grabovcin, por do të arrestoheshin kokat e krimit, shefat e tij - Thaçi e Veseli. Pa dashur të tingëllojë ironike kjo që them, pse duhet të çuditemi nga fakti, që Grabovci tallet me organet e drejtësisë, kur e kemi të freskët rastin kur bijtë e tij kanë rrahur policë”, ka thënë Frashër Krasniqi. 

Ditë më parë, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi pati paralajmëruar se do t’i bëjë shkresë zyrtare Këshillit Prokurorial për të hetuar ndërhyrjen e kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka në rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci  është i njohur si “aktori kryesorë” në rastin Pronto.  Grabovci në ditën që është paraqitur para prokurorisë, doli para mediave dhe në mënyrë ironike deklaroi, se kishte shkuar aty për t`i bërë disa emërime. Kjo deklaratë ishte e ngjashme me fjalët e Grabovcit të cilat dëgjoheshin në përgjimet “Pronto”. Por, si është komentuar në rrethet e politikës deklarata ironike e Grabovcit?

Zëdhënësi  i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, ka thënë për  gazetën “Bota sot”,  se Klani “Pronto” e kontrollon gjithë sistemin e drejtësisë në Kosovë. Klani "Pronto" e ka kapur drejtësinë. Nuk është çështja, se njerëz të caktuar të këtij organizimi kriminal ndikojnë organet e drejtësisë në një rast të caktuar, por ky klan e kontrollon komplet drejtësinë. As ky rast s'bën përjashtim”, ka thënë Krasniqi. Po ashtu, ai ka thënë se duhet të arrestohen Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryetari i Kuvendit, pasi sipas tij janë “kokat e krimit”.

 “Po të kishim organe të mirëfillta të drejtësisë, nuk do të diskutohej sot për Grabovcin, por do të arrestoheshin kokat e krimit, shefat e tij - Thaçi e Veseli. Pa dashur të tingëllojë ironike kjo që them, pse duhet të çuditemi nga fakti, që Grabovci tallet me organet e drejtësisë, kur e kemi të freskët rastin kur bijtë e tij kanë rrahur policë”, ka thënë më tej  Krasniqi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat