UBO Consulting: Vetëvendosje kontraktoi anketën dhe rezultatet i nxori vet në publik

Aktuale

UBO Consulting: Vetëvendosje kontraktoi anketën dhe rezultatet i nxori vet në publik

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 15:50
UBO

Kompania vendore “UBO Consulting” përmes një njoftimi për media ka thënë se sondazhi për partitë politike, që çoi shumë pluhur, është bërë sipas metodës “OMNIBUS”.

Sipas kësaj kompanie, UBO Consulting nuk i bën publike rezultatet nga shërbimi OMNIBUS në asnjë rrethanë, pasi që ato informata janë në pronësi të klientëve.

“Njëri nga klientët e përfshirë në këtë cikël të OMNIBUS-it ka qenë Lëvizja VETËVENDOSJE, e cila ka kontraktuar një numër të caktuar të pyetjeve”, është thënë në njoftim.

“Ky shërbim (OMNIBUS-i) është metodë sasiore e mbledhjes së të dhënave, ku të dhënat mbi çështje të ndryshme mblidhen në një anketë të vetme. Në këtë mënyrë, OMNIBUS paraqet metodë hulumtuese ku shpenzimet e hulumtimit ndahen në mes të klientëve të ndryshëm. Një hulumtim i tillë përmes OMNIBUS-it, zhvillohet nga UBO Consulting në baza të rregullta tre mujore”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej thuhet se agjencioni UBO Consulting, i dorëzon rezultatet e pyetjeve specifike për secilin klient, duke mbrojtur privatësinë dhe konfidencialitetin mbi pyetjet dhe rezultatet e secilit klient.

Më poshtë po ua sjellim të plotë sqarimin e “UBO Consulting”

Me qëllim të informimit të drejtë, dëshirojmë të njoftojmë publikun që disa nga rezultatet e sondazhit për preferencat politike të prezantuara në mediat elektronike me datë 24.09.2016, kanë qenë pjesë e shërbimit të rregullt hulumtues të titulluar OMNIBUS. Ky shërbim (OMNIBUS-i) është metodë sasiore e

mbledhjes së të dhënave, ku të dhënat mbi çështje të ndryshme mblidhen në një anketë të vetme. Në këtë mënyrë, OMNIBUS paraqet metodë hulumtuese ku shpenzimet e hulumtimit ndahen në mes të klientëve të ndryshëm. Një hulumtim i tillë përmes OMNIBUS-it, zhvillohet nga UBO Consulting në baza

të rregullta tre mujore. Metodologjia e zhvillimit të OMNIBUS-it, është në linjë me standardet dhe parametrat statistikor, për matjen e perceptimit të qytetarëve mbi çështje të ndryshme socio-ekonomike dhe politike. Për përcaktimin e mostrës në këtë hulumtim është përdorur teknika e “mostrës së shtresuar me përzgjedhje të rastësishme”, duke përdorur teknikën e përzgjedhjes bazuar në datëlindjen e parë më të afërt për personat mbi moshën 18 vjeç. Mostra e OMNIBUS-it, ndahet në grupe më të vogla që njihen si shtresa – bazuar në karakteristikat e përbashkëta të pjesëtarëve të këtyre shtresave. Shtresimi i parë: është bërë në bazë të përkatësisë etnike, ku janë krijuar tri nën-grupe të ndryshme. Shtresimi i dytë: është bërë në bazë të vendbanimeve. Për secilën komunë është bërë shtrirja e mostrës në pjesët urbane dhe rurale, sipas statistikave zyrtare të Agjensionit të Statistikave të Kosovës. Shtresimi i tretë: është bërë në bazë të numrit të anketave të realizuara në secilin vendbanim (pikë startuese). Hulumtimi i opinionit publik përmes metodës OMNIBUS, bëhet me mostër prej 1065 të anketuarve në nivel vendi dhe ka nivel të besueshmërisë prej 95% me margjinë të gabimit prej +-3%. Në kuadër të OMNIBUS-it të tretë me radhë për këtë vit, të zhvilluar në periudhën 3 deri më 14 Shtator 2016, kanë marrë pjesë disa klient të ndryshëm, fokusi i të cilëve ka qenë për tema të ndryshme socioekonomike dhe politike. Agjencioni UBO Consulting, i dorëzon rezultatet e pyetjeve specifike për secilin klient, duke mbrojtur privatësinë dhe konfidencialitetin mbi pyetjet dhe rezultatet e secilit klient. Konkretisht, UBO Consulting nuk i bën publike rezultatet nga shërbimi OMNIBUS në asnjë rrethanë, pasi që ato informata janë në pronësi të klientëve. Njëri nga klientët e përfshirë në këtë cikël të OMNIBUS-it ka qenë Lëvizja VETËVENDOSJE, e cila ka kontraktuar një numër të caktuar të pyetjeve. Agjencioni UBO Consulting gjatë periudhës shumëvjeçare ka kryer një numër të madh të hulumtimeve në fushën e matjes së opinionit publik dhe atë për organizata të ndryshme ndërkombëtare, OJQ, parti politike, biznese, mediume dhe donatorë. Agjensioni UBO Consulting ka ruajtur pavarësinë profesionale duke respektuar etikën e punës, kriteret profesionale dhe shkencore, dhe përgjegjësinë personale ndaj klientëve. Tregues më i mirë i kësaj është numri i madh i klientëve të kënaqur me punën tonë dhe numri i madh i anketave të zhvilluara përgjatë viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat