Demarkacioni me Malin e Zi, Kosova të mos i humbë aleatët ndërkombëtar

Aktuale

Demarkacioni me Malin e Zi, Kosova të mos i humbë aleatët ndërkombëtar

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 shtator 2016 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Problemi i përcaktimit të vijës kufitare me Malin e zi po cilësohet edhe problem për të ardhmen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NAT0.

Nga ana tjetër, sipas analistit Leon Duhanaj, çështja e demarkacionit nga njëra anë është shfrytëzuar nga subjektet opozitare për të bllokuar proceset politike në vend, për qëllime elektorale.

”Çështja e demarkacionit nga njëra anë është shfrytëzuar nga subjektet opozitare për të bllokuar proceset politike në vend, për qëllime elektorale. Nga ana tjetër sigurisht që ka presion nga çarqet ndërkombëtare, pasi që siç jemi në dijeni, Mali i Zi është shumë afër anëtarësimit në NATO, por që pet këtë anëtarësim kërkohet të definohet çartë çështja apo vija kufitare”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, ka disa njerëz që thonë se NATO nuk ka nevojë për t'i përcaktuar kufijtë pasi që është prezentë në Kosovë, mirëpo ky nuk është argument.

“Sigurisht që Kosova humb shumë më shumë se sa territor nëse i humbë aleatet ndërkombëtarë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm per demin që po i shkaktojmë Kosovës duke kalkuluar politikisht vetëm për qëllime dhe interesa partiake. Për fat të keq asnjëri nuk tregon gatishmëri për sakrificë apo shërbim ndaj vendit”, ka thënë Duhanaj.

Më tej ai ka shtuar se as NATO dhe as BE-ja nuk kërkon që Malit të zi t`i falet tokë nga Kosova duke shtuar se kërkesa e tyre është respektimi i agjendave gjeopolitike të NATO-s.

“As NATO e as BE, nuk kerkon nga ne t'i falim tokë as Malit të Zi dhe asnjë tjetri, sepse nuk ka ndonjë arsye të logjikshme, përkundrazi. Ajo çfarë kërkohet është që ne, t'i respektojmë agjendat gjeopolitike të NATO-s, dhe mos të bëjmë argatin e dreqit përkatësisht të Rusisë dhe agjenturave të sajë në Ballkan. Kosova duhet të përcaktohet çartë dhe pa ekuivok pro bashkëpunimit me SHBA-të dhe NATO-n sepse alternativë tjetër nuk kemi, të pakten jo si shqiptarë”, ka thënë Duhanaj.

Nga ana tjetër, njohësin e Integrimeve Evropiane dhe Politikave të BE-së, Sami Blakaj, thotë se Kosova po i rrezikon raportet me qytetarët e saj, para se t`i rrezikoj raportet me NATO-n.

“Mendoj se Kosova para se të rrezikoj raportet me NATO-n, ajo po i rrezikon raportet me qytetarët e saj dhe interesat shtetërore, marrë parasysh këtu faktet shkencore dhe pakënaqësitë e mëdha të qytetarëve të Kosovës karshi kësaj forme të demarkimit të kufirit me Malin e Zi. Në fakt ky është shqetësimi real që duhet t’a preokupon kryeministrin Mustafa dhe secilin prej nesh”, ka thënë Balakaj për “Bota sot”.

Sipas tij, interesi i Republikës së Kosovës është gjithsesi integrimi i saj në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, por para së gjithash interesi imediat i Kosovës është ruajtja e territorit të saj.

“Është fakt që Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), kërkon nga Kosova sikurse edhe nga çdo vend tjetër që aspiron integrimin në NATO, që paraprakisht të mbyllë të gjitha çështjet kontestuese fqinjësore, por assesi kjo organizatë nuk e kushtëzon Kosovën që për t’u integruar në familjen e saj ushtarake duhet paraprakisht t’a kaloj këtë shënjim të kufirit me Malin e Zi dhe aq më pak t’i falë tokë malazezve”, ka thënë ai.

Blakaj më tej ka shtuar se si argument i gjendjes reale, shërben pikërisht shembulli i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, ndonëse ky vend kishte çështje të hapura territoriale me Republikën e Kosovës.

“Prandaj është shumë e paqëndrueshme dhe fundja e pandershme që kryeministri i vendit z. Mustafa të thirret në emër të NATO-s dhe të lëshoj deklarata të pasakta që nuk përkojnë me realitetin dhe politikat integruese të NATO-s.

Padyshim që Kosova si vend i pavarur dhe sovran duhet t’i ketë të përcaktuar kufijtë e saj shtetëror, por se përcaktimi i kufirit duhet të jetë në përputhje me gjendjen faktike dhe interesat e vendit dhe assesi për interesa të dikujt tjetër”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat