Gecaj: Kosova foli në referendumin e 26 shtatorit 1991

Aktuale

Gecaj: Kosova foli në referendumin e 26 shtatorit 1991

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 09:52
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka kujtuar 26 shtatorin e vitit 1991 që ka shtuar se ai është baza e pavarësisë.

“Një çerek shekulli që nga referendumi i 26 shtatorit të vitit 1991. Atë ditë Kosova foli se çfarë dëshiron. Fjala e asaj ditë u ngrit në vullnet politik, në amanet për të gjithë.”

“Një çerek shekulli mund, djersë e gjak për të sendërtuar vullnetin e popullit qartazi të shprehur në atë referendum. Mos të harrojmë kurrë ku ishim dhe çfarë rruge u deshtë të kalojmë të arrijmë deri këtu ku jemi sot.”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë I tij:

“REFERENDUMI BAZE E PAVARESISE

Një çerek shekulli që nga referendumi i 26 shtatorit të vitit 1991. Atë ditë Kosova foli se çfarë dëshiron. Fjala e asaj ditë u ngrit në vullnet politik, në amanet për të gjithë. Një çerek shekulli mund, djersë e gjak për të sendërtuar vullnetin e popullit qartazi të shprehur në atë referendum. Mos të harrojmë kurrë ku ishim dhe çfarë rruge u deshtë të kalojmë të arrijmë deri këtu ku jemi sot. Të nderojmë sot gjithë ata aktivistë, luftëtarë, dëshmorë e martirë të cilët na mundësuan që ne sot të gëzojmë Kosovën të lirë e të pavarur. Përpara kemi ende rrugëtim për të bërë, për tu inkuadruar plotësisht në familjen evropiane dhe botën demokratike si shtet i njohur në tërësi dhe i barabartë plotësisht me vendet tjera. Këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku, ashtu siç ishim gjatë lëvizjes më të lavdishme në historinë shqiptare të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Presidentin Ibrahim Rugova, e cila vazhdoj me luftën çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. GEZUAR.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat