Në Bruksel vazhdojnë bisedimet për telekomunikacionin

Aktuale

Në Bruksel vazhdojnë bisedimet për telekomunikacionin

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 09:10
Ilustrim

Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivel ekspertësh ku do të diskutohet për  zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin.

Negociatat për zbatimin kësaj marrëveshjeje do të zgjasin  më 29 shtator.

Zëvendësdrejtori i zyrës serbe për Kosovë, Dushan Kozarev, ka thënë një ditë më parë se Prishtina nuk do të ketë kod telefonik shtetëror, por territorial në kuadër të Republikës së Serbisë.

Edhe këtë sipas Kozarev do ta merr kur të vendos Beogradi, e jo kur të vendos Edita Tahiri apo dikush tjetër.

Të dyja  palët sot  do të përfaqësohen jo vetëm në nivel të ekspertëve, por edhe të politikanëve, raportojnë mediat serbe.

Në këtë raund bisedimesh, delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga ministrja për dialog Edita Tahiri, ndërsa ai i Beogradit nga drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat