Kapet në Tiranë shqiptari që dyshohet se qëlloi me revole policin gjerman

Aktuale

Kapet në Tiranë shqiptari që dyshohet se qëlloi me revole policin gjerman

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 shtator 2016 Në ora: 18:58
ilustrim

Retrospektivë: Përpara 32 vitesh dy persona futen në një shitore të Hanoverit, rruga Brühlstraße, për të grabitur sende me vlerë. Një polic që jetonte aty pranë, pa rastin dhe tentoi ti ndalonte keqbërësit, kur në ndjekje e sipër, njëri prej agresorëve kthehet dhe qëllon me revole disa herë mbi policin që e plagos rëndë, shkruan media gjermane ndr.de. Po atë ditë kapet njëri prej grabitësve, 19 vjeç, që u dënua me tre vjet heqje lirie për shkak të grabitjes me armë zjarri. Bashkëpunëtori i tij humbi gjurmët, për të mbetur i tillë deri të premten e djeshme, kumtoi policia gjermane, përcjell botasot.info.

Prokuroria e Hanoverit arriti të identifikojë gjuajtësin e atëhershëm 26 vjeçar, që lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar. Përkundër kësaj ai mbeti i lirë për 32 vite, për t’u kapur dje në Tiranë. Gjurmët e tij flisnin se ai ndodheshte në Monako, Maqedoni ose Kosovë.

A do ekstradohet nga Tirana?

Pas arrestimit të suksesshëm të policisë shqiptare të 58 vjeçarit të tanishëm, momentalisht ai banonte në Tiranë, pritet edhe ekstradimi i tij drejt Gjermanisë. Prokuroria e Hanoverit vetëm se ka kërkuar ekstradimin e tij sa më të shpejtë drejt Gjermanisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat