Merkel takon liderët e “rrugës ballkanike” për çështjen migratore

Aktuale

Merkel takon liderët e “rrugës ballkanike” për çështjen migratore

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 18:29
ilustrim

Çështja migratore që i kushtoi Angela Merkel rezultate aspak pozitive në zgjedhjet e fundit mobilizoi sërish kancelaren gjermane sot në Vjenë ku shtetet e “rrugës ballkanike” do të takohen për arritjen e një rezultati konkret.

Kancelari social-demokrate austriak, Christian Kern u bë shtysë për organizimin e këtij takimi rajonal ku do të marrin pjesë krerët e qeverive apo përfaqësues të lartë të dhjetë shteteve të tjera dhe të Bashkimit Evropian.

Një vit pas krizës së refugjatëve që tronditi Evropën gjatë verës dhe vjeshtës 2015, periudha e dyerve të hapura tashmë ka përfunduar.

“Takimi i Vjenës do të konfirmojë faktin që rruga ballkanike është e mbyllur dhe se prioritet mbetet përcaktimi i një kontrolli efektiv të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian”, deklaroi presidenti i këshillit evropian, Donald Tusk./afp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat