Stoltenberg flet për NATO-n në Harvard, përmend Kosovën si rast suksesi

Aktuale

Stoltenberg flet për NATO-n në Harvard, përmend Kosovën si rast suksesi

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 17:03
Jens Stoltenberg

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si një moment kyç të kësaj aleance. Këto komente ai i ka bërë në një fjalim të tij në Universitetin e Harvardit.

“Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta ishin brutale dhe të përgjakshme. Kërcënimi për një tjetër gjenocid vetëm një gjysmëshekulli nga Holokausti ishte real. Kështu që NATO ndërhyri dhe u futëm në epokën tonë të dytë, duke lëvizur nga një mbrojtje e dobët kolektive, në një NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve, duke mundësuar kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë ndalimin e një gjenocidi potencial në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij.

Ish-kryeministri norvegjez pohoi se nga viti 2014, kur Rusia atakoi dhe ndërmori aksione në Krime, bota dhe vet NATO kanë hyrë në një fazë të re, ku bashkëpunimi është edhe më i domosdoshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat