Hakeri Ardit Ferizi është arrestuar disa herë nga policia e Kosovës

Aktuale

Hakeri Ardit Ferizi është arrestuar disa herë nga policia e Kosovës

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 shtator 2016 Në ora: 23:25
Ardit Ferizi

Ardit Ferizi, 20 vjeçar nga Kosova, që ishte arrestuar në shtator të vitit 2015 në Malajzi, u shpall fajtor dhe u dënua në një gjykatë federale në Alexandria (SHBA) me 20 vjet burg për shkak se kishte marrë të dhëna sekrete nga departamentet e ushtrisë amerikane dhe ua kishte dhuruar informacionet Shtetit Islamik.

Sipas vendimit gjyqësor prej 19 faqesh, që shpalli atë të fajshëm, tregohet se Ardit Ferizi ka qenë arrestuar disa herë për sulme kibernetike edhe në Kosovë, por për shkak se kishte kërkuar falje dhe kishte qenë minoren ishte lënë i lirë, informon botasot.info. Lajmi për arrestimin e tij në vendin tonë është konfirmuar edhe nga qeveria e Kosovës për trupin gjykues në SHBA, por që duket se arrestimet e tij nuk e kanë ndaluar nga krimet kibernetike.

"Sipas të pandehurit (Ardit Ferizi), ai ka qenë i arrestuar disa herë edhe në Kosovë për krime kibernetike. Por gjatë çdo seance gjyqësore ai është liruar me pretekstin se kishte kërkuar falje dhe kishte qenë minoren. Sipas qeverisë së Kosovës konfirmohet lajmi se ai është arrestuar disa herë, për shkak se kishte sulmuar serverat e institucioneve të ndryshme," shkruan në vendimin gjyqësor rreth Ferizit në faqen 17./Bota sot/ 

https://www.justice.gov/opa/file/896326/download

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat