Gashi: Enver Hoxhaj nuk është kompetent të flasë për votimin e Demarkacionit

Aktuale

Gashi: Enver Hoxhaj nuk është kompetent të flasë për votimin e Demarkacionit

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 22:17
Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhajt për caktimin e kohës për votimin e Demarkacionit.

Gashi në emisionin Rrokum Roll ka thënë se Hoxhaj nuk është kompetent me japë përgjigje kaq eksplicite, siç ka thënë ai, për këtë çështje.

Më tej deputeti i LDK-së, ka thënë se duhet të gjendet një mekanizëm që do të krijojë konsensus politikë, sepse do të jetë shumë e vështirë që Demarkacioni të kalojë.

Gashi ka folur edhe për sjelljet e opozitës kohëve të fundit, duke thënë se kanë qenë normale dhe nuk ka pas dhunë dhe akte tjera të pahijshme në Kuvend.

Ai ka thënë se BE-ja mundet ta ndalë procesin e liberalizmit duke parë tensionet lidhur me Demarkacionin.

Gashi po ashtu ka thënë se ka ardhur koha që ministrja Edita Tahiri të largohet nga procesi i bisedimeve me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat