Ligji i ri në komunikacion, rrezikon të rrit numrin e të burgosurve

Aktuale

Ligji i ri në komunikacion, rrezikon të rrit numrin e të burgosurve

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 shtator 2016 Në ora: 19:01
Ilustrim

Pas  miratimit të ligjit të ri për rregullat në komunikacion, analistët vlerësojnë se lista e gjobave të publikuara së fundmi me ligjin e ri për komunikacion nuk është në përputhshmëri me gjendjen reale në të cilën jetojnë qytetarët e Kosovës.

Sipas tyre, është vështirë që në këso rrethanash në një ambient krejt ndryshe nga vendet ku po merën këto ligje të jenë të implemetushme edhe në rrethanat e jetës në Kosovë.

Hajrrullah Tërnava ekspert i sigurisë ka thënë se Ligji për komunikacionin e trafikut, për këto kohëra, që është miratua është bërë i plotfuqishëm, dhe është në funksione e sipër, por megjithatë për kushtet tona është tepër i rënd dhe me dënime-sanksione të ashpra për kundërvajtësit në komunikacion.

“ Nëse shikohet apo bëhet një analize, të gjendjes ekonomike të popullatës, ky ligj del si shume i ashpër, sepse kushtet materiale ekonomike të standardit te popullatës nuk iu përgjigjen gjobave të parapara në këtë ligj, e kur e kemi gjendjen e papunësisë rreth 50%, apo edhe të punësuarve, kur mesatarja e rrogave mujore del se është diku rreth 300 euro”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, me këtë ligj i epët shansi apo ju krijohen kushtet policisë (të korruptohen) që të përfitojnë nga mos dënimi kur janë gjobat të larta sepse dy palave dënimi ma i vogël ju konvenon. “Meqë gjobat janë tepër të larta, shumica e të dënuarve, për mos pagesën e këtyre gjobave, kanë me shkua në vuajtjen e dënimeve me burg. Burgjet jo që kanë me u stërmbushur, por Qeveria ka me qenë e detyruar të ndërtojë edhe shume burgje tjera. Sepse për krejt problemet e komunikacionit të trafikut, është dashur të bëhet një analizë, dhe në bazë të rezultateve të analizës të gjendjes së rëndë në komunikacion, të ndryshoj strategjia e punës se policisë për të mirë dhe të arrihen rezultate në komunikacion, edhe me ato gjoba te deri me tanishme pa pasur privilegje në dënime të kundërvajtësve ne komunikacion sikur ne rastet e "Komandantëve, Shefave, Ministrave e farefisnive të tyre" etj”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar se popullata e Kosovës është tepër e varfër për këto sanksione për kundërvajtjet ne komunikacion qe janë parapara ne Ligjin mbi komunikacionin ne Kosove, kame drojë se ky ligj me këto gjoba, nuk i ka në funksione edhe shtetet tjera Evropianë që e kane standardin shumë ma të lart për kokë të banoreve se sa banorët tonë.

Leon Duhanaj analist politik ka thënë se shteti ligjorë posedon më instrumentet legjitime dhe ka në pronësi aparatin e dhunës dhe ndëshkueshmërisë për qytetarët e vet të cilët bien në kundërshtim me ligjin dhe rregullat e sjelljes të sanksionuara me ligj.

Ai ka thënë se të gjitha këto rregulla dhe ligje, nuk janë të ngurta por janë rregulla dhe ligje të cilat bëhen nga qytetarët banues të po të njëjtit shtet, të cilët janë të vetëdijshëm për mënyrën e jetesën së qytetarëve të tyre dhe për shkallën e mirëqenies së tyre.

“Edhe masat ndëshkuese të cilat i parasheh ligji në rast të shkeljes së rregullave në këtë rast në komunikacion, duhet të jenë në proporcion me gjendjen dhe mundësitë ekonomike reale të qytetasve. Lista e gjobave të publikuara së fundmi me ligjin e ri për komunikacion nuk është në përputhshmëri me gjendjen reale në të cilën jetojnë qytetarët e Kosovës. Do të pajtoja plotësisht me masat ndëshkuese për disa kundërvajtje siç është p.sh: tejkalimi i shpejtësisë, por nuk do të pajtoja me disa standarde të kërkuara të cilat për shumicën e qytetarëve janë të paarritshme, siç janë disa pajisje përcjellëse si karriget për fëmijë dhe disa standarde ne makina të cilat shumica e makinave në komunikacionin rrugorë kosovarë as që i posedojnë”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, për të rritur standardin kjo duhet bërë hap pas hapi, sepse së pari shteti duhet që përpos rrugëve të miras, t’u ofroj qytetarëve sinjalizime adekuate në bazë të standardeve të kërkuara gjë që është krejtësisht e kundërta.

“Rrugët e Kosovës në masë të madhe janë pa shenja të cilat i përcaktojnë zonat e banuara nga ato të pabanuara, çka nënkupton se qytetarët janë preh e lehtë e manipulimeve me radarë. E mos të flasim për gjëra tjera elementare të cilat janë në mungesë, si p.sh: mungesa e tabelave për automjete e të cilat zëvendësohen me tabela prej letre çka përben skandal të llojit të vet. Krejt kjo si pasojë e procedurave të prokurimit dhe manierizmave që bëhen me tender, krejt kjo në kurriz të qytetarëve të vendit. Po, rregullave dhe ligjeve të cilat e mbrojnë qytetarin dhe e vetëdijesojnë atë për t’iu shmangur aksidenteve”, ka thënë Duhanaj. Ai ka theksuar se së pari duhet të prijë shteti më shembullin e vet, t’ua plotësoj kushtet rrugore qytetarëve dhe tek pastaj të kërkoj nga ta respektim strikt. “Çdo kampanjë ndëshkuese është vetëm një varfërim i mëtejshëm i qytetarëve dhe asgjë më shumë”, ka thënë Duhanaj.

Ndryshe, Ismet Haziri analist politik ka thënë se implementimi i këtij ligj do të jetë i mundur vetëm me ditë burgu për kundërvajtësit në komunikacion, që për pasoja do të ketë plot të burgosur nga një ligj absurd në rrethanat socio ekonomikë në Kosovë. Ai ka thënë se është e pranueshme që të sanksionohet tejkalimi i shpejtësisë, ngase jemi dëshmitarë se këto aksidente po sjellin pasoja edhe fatale. “ Është vështirë që në këso rrethanash në një ambient krejt ndryshe nga vendet ku po merën këto ligje të jenë të implemetushme edhe në rrethanat e jetës në Kosovë. Kurse sa u përket gjërave tjera ne jemi Kosovë dhe nuk mund të arrijmë standardet evropiane, por si duket ndikimi i të huajve në një infrastrukturë profesionistësh servil të Kosovës po i kthen ligjet në ngufatje të jetës së qytetarëve”, ka thënë Haziri. Sipas tij, ky ligj është mirë të shqyrtohet edhe njëherë, nëse aparati shtetëror nuk e ka qëllim plaçkitjen e popullit edhe në këtë mënyrë. “ Nëse personi në fjalë po e zëmë se duhet të paguajë një gjobë deri në 1500 euro, atëherë lind pyetja se a do të kishte mundësi të paguaj nga të ardhurat e veta. Ata që e hartuan ligjin a kanë menduar për pasojat e mos mundësisë së pagesës se gjobës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se ata që e kanë ideuar, projektuar apo hartuar këtë ligj, sigurisht se nuk e kanë pasur për bazë lartësinë e të ardhurave në Kosove, ku dihet se përqindja e të pa punëve është sa një armatë e tërë dhe se të gjithë në një mënyrë janë pjesëmarrës në komunikacion. “Ndoshta e kanë pasur për bazë vetëm rrogat dhe bizneset e politikanëve që të sponsorizojnë këtë ligj”, ka thënë Haziri.

“ Bota Sot” ka tentuar të kontaktojë edhe Policin e Kosovës, në lidhje me hartimin e këtij ligji, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat