Zyrtarë të Serbisë të premten në Kosovë

Aktuale

Zyrtarë të Serbisë të premten në Kosovë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 14:20
Ilustrim

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të premten dhe të shtunën do të jenë në Kosovë.

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se këta zyrtarë do ta vizitojnë Kosovën për “rëndësinë e madhe të ngecjes diplomatike në ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë”.

Zyrtarët do të mund të njoftohen me “bukuritë natyrore të Kosovës, problemet e komunitetit serb në Kosovë, por edhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.

Në kuadër të kësaj vizite, zyrtarët pritet të shkojnë në Prizren, Hoçë të Madhe e Graçanicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat