Le Figaro, De Volkskrant: Thaçi, kandidati i parë në Haga-2, si i akuzuari i Gjykatës Speciale

Aktuale

Le Figaro, De Volkskrant: Thaçi, kandidati i parë në Haga-2, si i akuzuari i Gjykatës Speciale

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 12:28
Hashim Thaçi

Një javë pas konferencës së parë të prokurorëve të Speciales për krimet në Kosovës, mediat prestigjioze botërore kanë nisur të përmendin emrat e kandidatëve të parë potencial, që mund të jenë ‘mysafirë’ në Hagë për krime para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Gazeta e njohur franceze Le Figaro në numrin e sotëm shkruan se akuzat serioze rreth abuzimit të të burgosurve serbë dhe romë mund të bëjnë që Hashim Thaçi të akuzohet nga Gjykata Speciale. Pas zgjedhjes së tij, Presidenti i Kosovës mund të akuzohet, transmeton “Presheva Jonë”

“De Volkskrant”: Thaçi, i akuzuari i mundshëm i Gjykatës Speciale

“I zgjedhur më 26 shkurt nga Parlamenti i Kosovës, 47 vjeçari Hashim Thaçi mund të preket nga themelimi i Gjykatës Speciale në Hagë, si përgjegjës për krimet e kryera nga shqiptarët në Kosovë, ku ai ishte një nga komandantët, i njohur si ‘gjarpri”, shkruan Le Figaro

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është një nga të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale e Kosovës, që do të nisë punën së shpejti, shkruan të martën gazeta holandeze “De Volkskrant”.

Duke përkujtuar se në kohën kur pretendohet se UÇK-ja ka kryer krimet që do të gjykohen në këtë tribunal për Kosovën, me seli në Hagë, kur Thaçi ka qenë lideri i gueriles në Kosovë, gazeta thekson se kryeprokurori i Gjykatës, amerikani David Schwendiman, ka refuzuar të thotë se kush mund të jenë të akuzuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat