Bajrami: Në Kosovë duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Aktuale

Bajrami: Në Kosovë duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:00
Valdete Bajrami

Valdete Bajrami, shefe e grupit parlamentar të Nismës, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se në vend është një gjendje alarmante duke thënë se vetëm dy muaj të fundit ka pasur gjuajte me armë zjarri.

Ajo ka thënë se kjo gjendje është alarmante dhe kjo mund të ndalet, vetëm të investoni në të ardhmen e të rinjve.

Bajrami ka kritikuar koalicionin LDK dhe PDK për gjendjen e krijuar ne vend.

“Unë mendoj se në Kosovës ish dashtë që të shpallet gjendje alarmante dhe e jashtëzakonshme. Për këtë situatë duhet të jep dikush përgjegjësi dhe ju e dini se kush duhet të jep përgjegjësi. LDK dhe PDK  keni dështuar në të gjithë aspektet”, ka thënë Bajrami.

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, duke thënë se kanë dështuar në ofrimin e mirëqenies dhe sigurisë në Kosovë.

Ajo ka akuzuar kryeministrin Isa Mustarfa se që nga ardhja e tij në Qeveri nuk i kanë kushtuar rëndësi mirëqenies sociale dhe qytetarët po ballafaqohen me varfëri ekstreme. 

“Po të kishim mirëqenie nuk do të kemi numër kaq të madh të vrasjeve që po ndodhin së fundi. Ju premtuat punësim, nga ardhja në pushtet s’keni krijuar të ardhme dhe punësime. Ky vit është një vit tragjik, sepse shumica e të rinjve që Qeveria është dashur të kujdeset për ta, atyre nuk iu dolët në ndihmë, nuk i ofruat siguritë dhe shumica nga ta s’janë më në mesin tonë. Ju i përmendi rininë si aset, por nuk po interesoheni për këtë rini dhe s’po u ofroni asgjë të mirë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se Qeveria përdorë rininë për interesa personale dhe nuk ka ofruar strategji për të rinjtë.

“E gjithë kjo situatë është dhuratë nga ky koalicion, në muajin gusht kanë ndodhur  vrasje. Gjendja është alarmante, është për t’u shqetësuar, kjo situate do të parandalohet nëse do të investoni në të ardhmen e tyre. Institucionet duhet të alarmoheshin për gjendjen e sigurisë. Ministri i Brendshëm ndihet komod dhe i qetë. Dikush duhet të jap përgjegjësi dhe llogari për këtë situatë të rëndë. Keni dështuar të ofroni siguri, një të ardhme të sigurt, mirëqenie, arsim të mirëfilltë shërbime shëndetësore. Keni dështuar të ofroni drejtësi, ju do të duhej të ofroni dorëheqje po të kishit pak moral, pas vrasjeve që ndodhen muajin  kaluar. Shpresoj që vjen koha sa më shpejt të jepni llogari”, ka thënë ajo.

Abdyl Ymeri nga PDK-ja është ankuar për gjuhën gjuhë denigrues, fyese nga udhëheqësit e pozitës dhe opozitës.

“Gjuha grindavecë e përdorur, thirrjet kriminel, tradhtar, hajna, nuk do të duhej të bëhet normë edukate për politikanët tanë. Ky lloj komunikimi dhe përdorim i fjalorit të vrazhdë, dërgon sinjal të keq për shoqërinë në përgjithësi. Është shqetësim që Kosovën dhe shoqërinë tonë e ka pllakosur injoranca, urrejtja, kryeneqësia, dredhitë e shantazhet. Kosova dhe populli i saj s’ka nevojë për politikanë që promovojnë gjuhë urrejtëse dhe japin mesazhe që nxisin dhunë dhe përçarje. Kosova s’ka nevojë për skena të dhunës siç kemi parë tek kisha dhe tek një ndërtesë në lagjen Dardania”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat