Policia ndalon dhe më pas liron Gjuriqin në Graçanicë

Aktuale

Policia ndalon dhe më pas liron Gjuriqin në Graçanicë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 09:39
Marko Gjuriq

Policia e Kosovës ka ndaluar mbrëmë veturën  ku ndodhej  Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq të cilit i kishin kërkuar të largohej nga Kosova.

Gjatë ndalimit të tij, mediat serbe njoftojnë se aty ishin edhe  zëvendëskryeministrit i Kosovës Branimir Stojanoviq, kreu i  Graçanicës, Vladeta Kostiq si dhe më pas kishin arritur edhe Dejan Paviçeviq, oficer ndërlidhës i Beogradit me Prishtinën dhe zëvendës drejtor i Zyrës për Kosovë Dushan Kozarev.

Siç raporton Radio Kim pas ndaljes së veturës së emisarit të Beogradit për Kosovë  me rastin e  pjesëmarrjes së tij në kremtimin e “Ditës së Komunës së Graçanicës” ishin tubuar edhe qytetarë të shumë serbë që kanë brohoritur “Serbia”, Serbia”, ku më pas edhe Gjuriq kishte dalë nga vetura e tij për t`i përshëndetur ata.

Ndërkohë,e ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën  tha se policia ndaloi kreun e kësaj zyre me pretendimin se  kishte thyer protokollin e vizitave me të cilin ishte planifikuar të largohej nga Kosova gjatë ditës së djeshme para mesditës.

Megjithatë, bashkëpunëtorët e Gjuriqit  pretendojnë se i njëjti protokoll parashikonte se ai mund të qëndronte në Kosovë deri mëngjesin e së enjtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat