Vrasja e Ahmet Krasniqit nuk është në juridiksionin e Gjykatës Speciale

Aktuale

Vrasja e Ahmet Krasniqit nuk është në juridiksionin e Gjykatës Speciale

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 23:40
Ahmet Krasniqi

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, po konsideron se vrasja e Ahmet Krasniqit dhe të tjera si kjo, nuk do të jenë subjekt i Gjykatës Speciale

Musliu ka thënë se sipas juridiksionit të Gjykatës Speciale ajo do të merret me ato krimet që janë kryer prej viti ’98 deri me 31 dhjetor të vitit 2001.

Musliu ka thënë se nuk beson se Gjykata Speciale do të merret me këto vrasje.

“Personalisht nuk besoj se do të jenë subjekt i  hetimit dhe ndjekjes nga Gjykata Speciale por a do të doja që të ishin, patjetër se po sepse kushdo qoftë ajo, kjo Gjykatë Speciale apo kushdo tjeter që ndikon ne zbardhjen e këtyre krimeve do ta përkrahja në çfarëdo forme por nuk besoj se do të jenë këto raste ato që do të trajtohen nga Gjykata Speciale”, është shprehur Musliu.

Musliu në rtv21 ka thënë se krejt ajo se çka do të duhej është që ne këtu në Kosovë të krijojmë një klimë që realisht do t’i shërbente zbardhjes së këtyre rasteve.

Sipas Musliut kjo do të fillonte prej një sigurie juridike për ata që kanë pasur shumë probleme dhe që sipas tij jemi dëshmitarë të mbrojtur të cilët janë vrarë rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat