Nesër përkujtohen heronjtë e kombit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Aktuale

Nesër përkujtohen heronjtë e kombit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 23:19
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Nesër bëhen 18 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëshortes së tij Xhevë Krasniqi-Lladrovci po ashtu njëra ndër pjesëtaret e para të UÇK-së.

Nesër  në fshatin Shkabë(Gllanasellë)  të Drenasit do të mbahen homazhe në nderim të përvjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes e bashkëluftëtares së tij, heroinës së kombit Xhevë Lladrovci si dhe të rënëve të tjerë, dëshmorë të kombit të Brigadës 114 të UÇK-së, “Fehmi Lladrovci”.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, që ishin ndër figurat më eminente të organizimit dhe të luftës për liri në Kosovë, ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike. Bashkë me ta ra edhe studentja Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat